Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Greqi/ Përdhunoi vajzën në sy të së ëmës së moshuar, e kërcënoi se do e hidhte në erë me tr

10 Shkurt 2020, 12:32 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari në Greqi/ Përdhunoi vajzën në sy

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një shqiptar ka hyrë në shtëpinë e një 75-vjeçarje greke dhe i ka përdhunuar vajzën 53 vjeçe para syve.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Manolada e Re” në banesën e dy grave. Shqiptari hyri brenda në një moment kur dera ishte lënë e hapur duke i zënë në befasi dy gratë. Filllimisht ai  goditi 76-vjeçaren, e lidhi dhe e mbylli në tualet. Pasi nuk gjeti më shumë se 40 euro në shtëpi, shqiptari i vuri eksploziv të moshuarës dhe detyroi vajzën e saj që të kërkonte nëpër lagje.

Një fqinj i dha 100 euro vajzës, të cilat ajo ia dha shqiptarit me frikën se nga momenti në moment, ai mund t’i hidhte të ëmën në erë. Por pikërisht në atë moment, shqiptari e përdhunoi 53-vjeçaren dhe më pas u largua me urgjencë nga banesa e tyre.

Të dyja gratë e raportuan dhunën dhe u shoqëruan për në spital, ndërsa shqiptari u kap disa momente para se të hipte në autobus dhe të ikte në Kalamata. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi shqiptari perdhunon greken arrestohet shqiptari ne greqi shqiptari perdhunon greken

Sondazh

Poll