Aktualitet

18 kandidatët për BKH tregojnë sot “talentin” në shkrim, detyrë një ese se si do të luftojnë korrupsionin, ja prova

10 Shkurt 2020, 11:31 Nga DOSJA
18 kandidatët për BKH tregojnë sot “talentin” në

TIRANË– Vijon gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ditën e sotme 18 kandidatët, të ndarë në dy grupe, do të tregojnë talentin e tyre në shkrim. Prova e radhës është zhvilluar në afërsi të Torre Drin në Tiranë, ku konkurresntët do të duhet të shkruajnë një ese se si do ta luftojnë krimin dhe t’u përgjigjen 30 pyetjeve.

Fillimisht në provim është futur në grup, dhe më pas në orën 13:00 do të futet grupi tjetër. Burime të Dosja.al thanë se shkimi i esesë është me rëndësi pasi drejtuesi i ardhshëm i BKH-së duhet të arsyetojë në mënyrë ligjore se si do të hetojë krimin dhe korrupsionin në vend. Të gjitha testimet po mbikqyren nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shqipëri.

Më 6 shkurt kandidatët vrapuan 2.4 km, bënë pompa, palosje për 1 min, si dhe vrap të shpejtë (sprint) në një gjatësi prej 300 m. Pas kësaj faze, ata do të kryejnë testin fizik në ambientet e reja të RENEA-s, si dhe testin e poligrafit që është makina e së vërtetës. Ky test do të zhvillohet

Kush janë kandidatët

Prova e radhës për ta

Pasi të kalojnë provimin me shkrim, kandidatët për BKH do t’i nënshtrohen poligrafisë dhe do ta mbyllon garën me një intervistë “tete a tete”.

 

PROCESI

Pak ditë më parë Ambasada Amerikane në vendin tonë bëri thirrje që Prokurorët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, të aplikojnë për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ajo njoftoi se ka dhënë një fond prej 4 milion dollarësh, të cilat do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë. Ambasada Amerikane theksoi se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), do të veprojë në mënyrë të ngjashme si FBI-ja. Për këtë post, kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se duhet një person me integritet dhe se do të trajnohet nga SHBA-ja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bkh drejtesia e re gara për kreun e bkh-së bkh drejtesia e re gara për kreun e bkh-së

Sondazh

Poll