Aktualitet

Si nëpër filma/ 30-vjeçari shqiptar shpëton për fije të perit, automjeti tip ‘Audi A3’ kthehet përmbys

10 Shkurt 2020, 13:04 Nga DOSJA
Si nëpër filma/ 30-vjeçari shqiptar shpëton për fije

ITALI– Një aksident i rëndë ka ndodhur në Asti të Italisë ditën e shtunë, ku për pasojë 30-vjeçari shqiptar është lënduar rëndë.

Ai ka qenë duke drejtuar një makinë tip “Audi A3” , ku sipas mediave të huaja pasi ka humbur kontrollin, makina është përmbysur në Asti të Italisë, në rrugën Duca d’Aosta.

Për fatin e mirë shqiptari nuk ka ndërruar jetë, por ndërkohë ende nuk është mësuar gjendja e tij shëndetësore, pasi raportohet që lëndimet kanë  qenë të rënda.

Ende nuk është mësuar nëse 30-vjeçari shqiptar që u përfshi në këtë aksident të rrezikshëm, ka qenë nën efektin e alkoolit apo makina e tij ka pasur ndonjë defekt teknik.

Ndërkohë, policia italiane po heton në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ky nuk është rasti i vetëm që shqiptarët  aksidentohen kaq rëndë në Itali, madje në shumë raste aksidentet kanë qenë me fund tragjik.

Burimi: lavocediasti.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet 30-vjeçari shqiptar ne itali asti duca d’aosta itali aksidentohet 30-vjeçari shqiptar ne itali asti duca d’aosta itali

Sondazh

Poll