Aktualitet

Me më shumë se 15 identitete, kush është anëtari i bandës së Emiljano Hysenajt, kreu i “Bandës së Bananeve” mbante

10 Shkurt 2020, 11:56 Nga DOSJA
Me më shumë se 15 identitete, kush është anëtari i

TIRANË– Një tjetër personazh  në “lupën” e KÇK-së për të justifikuar pasurinë e tij është Alberto Kochsiek, i njohur  gjithashtu si Alberto Lame. Kjo pasi ka ndryshuar mbiemrin dhe ka marrë atë të gruas.

41-vjeçari shqiptar është bërë i njohur si kreu i të ashtuquajturës “Banda e Bananeve”, e cila operonte në Gjermani. Gjithashtu 41-vjeçari është pjesë e bandës së Emiljano Hysenajt, të cilit OFL-ja i dërgoi pak ditë më parë kërkesën për deklarimin e pasurisë. Sipas Biled, Alberto Lame  mbante të paktën 15 identitete të ndryshme.

Banda u pikas nga policia gjermane në shkurt të vitit 2018, ku edhe iu kapën 1.8 ton kokainë që kapte vlerën e më shumë së 400 milionë eurove. Bashkë me Kochsiek, u kapën edhe Emiljan H. (39) Klajdi D. (26), Dashamir N. (35) dhe Dario Lame (23).

Përse quheshin banda e bananeve dhe si funksiononte grupi?

Kokaina fshihej në kutitë e bananeve në Ekuador dhe prej andej dërgohej në adresë të një kompanie me seli në Hamburg të Gjermanisë. Trafikantët hynin më pas në depot ku ruheshin bananet dhe merrnin kokainën, deri më 320 kg për çdo rast. Ishin pikërisht këto momente që kishin marrë vëmendjen e hetuesve, të cilët prej kohës studionin depot e magazinimit.

Në prill 2018 u  kontrolluan apartamente banimi në Ahrensburg, Hamburg dhe Hannover, ku u gjetën dy pistoleta dhe mbi 30 mijë euro cash. Kjo bandë ka vepruar  midis shtatorit 2017 dhe prillit 2018 me bazë në Hamburg dhe ka trafikuar mbi 1.8 ton kokainë me vlerë mbi 400 milionë euro. Sipas mediave gjermane, trafikantët vinin enkas nga Shqipëria për të tërhequr drogën nga magazinat e kompanisë Greenyard e më pas ktheheshin në vendlindje.

Sot u bë plot një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. Dje, OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishajt. Më herët, OLF shënjestroi biznesmenin durrsakDashamir Gjoka, dhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër. Një ditë më parë OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Saimir Taullau dhe Arben Isufaj i njohur ndryshe si Ben Qimja. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet alberto kochsiek alberto lame anti-kçk-ja zbret në terren banda e bananeve gjermani alberto kochsiek alberto lame anti-kçk-ja zbret në terren banda e bananeve gjermani

Sondazh

Poll