Aktualitet

Shqiptarët bëhen ‘vëllezër’ në burgjet e Europës, i dënuari në Greqi jep 200 euro për familjarët e Mentor

10 Shkurt 2020, 12:17 Nga DOSJA
Shqiptarët bëhen ‘vëllezër’ në burgjet e

Greqi- Të burgosurit shqiptarë në burgjet e Europës janë solidarizuar për ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën në një burg në Francë i riu Mentor Rexha. Fisnik Hasi një i burgosur shqiptar, i cili ndodhet në burgun e Koridhalos në Greqi i ka dërguar familjes së viktimës 200 euro, me qëllimin  që trupi i të riut të sillet në atdhe. Hasi është shprehur se ambasadat nuk duan t’ja dinë fare për të burgosurit shqiptarë.

“Dhuroj 200 euro për familjen e të viktimës. Dua ta ndihmoj të që kthehet trupi i pajetë tek familja. Pak kohë më parë vdiq një tjetër këtu në burg. Ne e ndihmuam që të kthehej trupi në Shqipëri. Ambasadat nuk duan tja dinë fare për të dënuarit, ne jemi patriota më shumë se ata që rrinë në karrige. Njerëzit tanë do vijnë që ti sjellin paratë aty te redaksia juaj, shpresoj që të na bashkohen sa më shumë shokë në këtë nismë. Ne shqiptarët në burgje kemi komunikim me njëri tjetrin. Ka disa burgje ku racizimi është i theksuar. Edhe këtu në burg nga dhunojnë dhe ka racizëm”, është shprehur ai për Fax News.

Pak ditë më parë në një burg në Francë ka vdekur shqiptari, Mentor Rexha. Lajmi në mediat shqiptare është bërë publik nga motra e tij, Suela Rexha e cila ka hedhur akuza kundër autoriteve në Francë, pasi sipas saj Mentori nuk ka vrarë veten por e kanë dhunuar dhe vrarë. Për ngjarjen ka folur dhe ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, i cili ka thënë se nuk kanë fuqi për të sjellë trupin e viktimës në Shqipëri. Familjarët bëjnë apel që të vijë në atdhe trupi i viktimës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fisnik hasi mentor rexha fisnik hasi mentor rexha

Sondazh

Poll