Aktualitet

Drejtonte makinën e tij në gjendje të dehur, arrestohet 40-vjeçari në Berat

10 Shkurt 2020, 08:19 Nga DOSJA
Drejtonte makinën e tij në gjendje të dehur, arrestohet

Berat- Policia ka arrestuar në Berat, një 40-vjeçar me iniciale E.S pasi ishte duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Arrestohet në flagrancë një 40-vjeçar pasi po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Nga ana e strukturave të Policisë Rrugore është arrestuar në flagrancë shtetasi E.S, 40 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho” Berat, pasi në Uznovë, Berat u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur me masë 0.78 mg/l.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shoferi në berat arrestohet shoferi në berat

Sondazh

Poll