Aktualitet

Sapo kishte dalë nga burgu, Vladimir Gjuta “s’zë mend”. Arrestohet me 120 mijë € dhe armë tek selia e PS. “Frikës

10 Shkurt 2020, 08:59 Nga DOSJA
Sapo kishte dalë nga burgu, Vladimir Gjuta “s’zë

TIRANË– Vladimir Gjuta është arrestuar pasi qarkullonte me një pistoletë pranë selisë së Partisë Socialiste teksa brenda zhvillohej mbledhja e Kryesisë. Dosja.al ka mësuar se Gjuta është kapur pranë zonës së “Dollarit”, ku është pikasur nga Garda e Republikës. Ai kishte vendosur një kapele në kokë, mbante një çantë Gucci dhe pistoletën e kishte futur në brez. Gjuta ishte duke lëvizur i qetë në trotuar, por punonjësit e Gardës që ishin pranë PS-së për shkak se aty po zhvillohej mbledhja e Kryesisë e kanë mbajtur në vëzhgim për shkak të së kaluarës së tij kriminale.

Në momentin që forcat e Gardës i janë afruar Gjutës i ka rënë pistoleta në tokë dhe menjëherë është rrethuar nga 5 gardistë. Gjatë kontrolleve, atij i është gjetur një plumb në gojë dhe 100-120 mijë euro. Në rrëfimin e tij në Polici, Gjuta tha se pistoletën e kishte marrë me vete pasi kishte vendosur që të këmbente shumën e majme të parave në lekë.

Pas arrestimit Gjuta është dërguar në ambientet e Komisariatit nr.3, ndërkohë që ndaj tij do të kryhen të gjitha procedurat për veprën penale të armëmbajtje pa leje. Megjithatë veprimi i tij ka ngritur alertin në mes të forcave të Gardës. Për shkak se ai u arrestua 10 minuta para se mbledhja e kryesisë të mbaronte, kryeministri Edi Rama u largua menjëherë nga selia me mjetin e tij të blinduar tip “Lincoln”. 40-vjeçari përfundoi në pranga më 4 janar të këtij viti, pasi kishte rrahur me çekiç duke i thyer dhëmbët kushëririt të tij. Më herët Gjykata e Tiranës, dha për Gjutën vendimin për mjekim të detyruar në psikiatri. Ndërsa së fundmi ai u la në detyrim paraqitje.

Arrestimi i 40-vjeçarit vjen 5 ditë nga lirimi prej burgut, pas arrestimit të tij më 22 janar. Gjuta qëlloi kushëririn e tij disa herë me çekiç, duke e lënë të plagosur por u la i lirë pasi i afërmi i tij e tërhoqi denoncimin. Më herët, Gjuta është akuzuar si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.  Tritoli në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm, është vendosur në vitin 2015.

Gjuta po tentonte të largohej drejt Kosovës, duke vendosur një paruke në kokë, por pas një kontrolli që bëri Policia në makinën e tij, ai ra në pranga. Për këtë ngjarje u arrestua dhe Ernest Gjuta dhe Baftjar Bruka. Por në vitin 2016 pas lirimit nga burgu, Gjuta ra sërish në pranga pasi akuzohej për dhunë fizike ndaj babait të tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet vladimir gjuta vladimir gjuta vladimir gjuta me arme ne ps arrestohet vladimir gjuta vladimir gjuta vladimir gjuta me arme ne ps

Sondazh

Poll