Aktualitet

‘FNSH’, ‘Shqiponjat’ dhe ‘Shigjetat’ kontrolle blic gjatë natës në qytetet kryesore të vendit, kontrolle të imt

10 Shkurt 2020, 09:18 Nga DOSJA
‘FNSH’, ‘Shqiponjat’ dhe ‘Shigjetat’

Shqipëri-FNSH, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, po vijojnë aksionet ‘blic’ në qytetet kryesore të vendit për kapjen e personave në kërkim. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme janë kryer kontrolle të imtësishme në mjete luksoze dhe të blinduara.


Njoftimi i plotë

Policia e Shtetit Kontrolle të befasishme dhe me pika kontrolli të lëvizshme po vijojnë në të gjithë vendin. Dhjetra pika kontrolli me orare të shkurtra ditën dhe natën dhe kontrolle të befasishme në lëvizje po vijojnë prej 96 orësh në të gjitha qarqet e vendit nga FNSH-të, Policia Kriminale, Shqiponjat, Shigjetat, Patrullat e Përgjithshme dhe Policia Rrugore.

Kontrollet me objekt automjetet e blindura dhe ato luksoze si dhe për persona me precedent kriminal. Specialistë të krimit ekonomik, trafiqeve të paligjshme, të antidrogës, janë pjesë e grupeve të kontrolleve me qëllim verifikimin në kohë të automjeteve, mallrave dhe personave te dyshuar. Asnjë konfuzion dhe as vonesë për qytetarët e rregullt. Kontrolle dhe verifikime tê imtësishme dhe të thelluara po kryhen kryesisht mbi automjete luksoze dhe të blinduara që dyshohet se mund të jenë të trafikuara apo me ndërhyrje në shasi, si dhe mbi persona me precedent kriminal, që mund të tentojnë të kryejnë veprimtari kriminale në drejtim të trafikimit të automjeteve, lëndëve narkotike, kontrabandës me mallra apo që qarkullojnë me armë zjarri dhe dokumente të falsifikuara. Kontrollet po vijojnë në të gjitha qytetet e vendit. Respekto ligjin/udhëto i sigurt.

Policia prej pak ditësh ka nisur një aksion në të gjithë vendin, ku po kontrollohen makinat dhe po verifikohen pronarët e tyre. Deri më tani, rreth 100 automjete janë bllokuar përkohësisht për verifikim në sistem nëse rezultojnë të vjedhura apo nëse pronarët e tyre e justifikojnë blerjen e tyre. Ndërkohë dhe OFL ka zbritur në terren dhe po dërgon formularët personave të janë pjesë e subjektit anti-KÇK.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kontrollet e policise policia aksion ne te gjithe vendin kontrollet e policise policia aksion ne te gjithe vendin

Sondazh

Poll