Politike

Një ditë para protestës, Berisha jep mesazhin: Qeveria na ka harruar, ne kemi në dorë fatin tonë (VD)

15 Mars 2019, 09:07 Nga DOSJA
Një ditë para protestës, Berisha jep mesazhin: Qeveria na ka

Tiranë– Një ditë para protestës ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në të cilët jep mesazhe për qytetarët.

“Qeveria na ka tradhtuar, por ne nuk i tradhtojmë fëmijët tanë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka dhunuar, por ne jemi ende të fortë dhe me kurajë, ndaj protestojmë. Qeveria na ka vjedhur e varfëruar, por ne kemi ende shpresa dhe ëndrra, ndaj protestojmë”, janë disa nga mesazhet e Berishës në video.

Protesta e 16 marsit është protesta e rradhës e opozitës që pritet të zhvillohet nesër para Kryeministrisë. Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Deputetët e opozitës kanë djegur mandatet e tyre dhe kanë bojkotuar parlamentin. Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur dhe ka theksuar se mandatet e PS-së nuk digjen për asnjë arsye.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 16 mars sali berisha protesta e opozites 16 mars sali berisha

Sondazh

Poll