Art&Argëtim

Muzikanti Xhimi Lazri: Alketa iu servilos italianëve, mu duk si “të marrsha të keqen, t’u bëfsha kurban”

7 Shkurt 2020, 21:52 Nga DOSJA
Muzikanti Xhimi Lazri: Alketa iu servilos italianëve, mu duk si

TIRANË- Muzikanti Xhimi Lazri ka komentuar performancën e Alketa Vejsiut në Sanremo, ku u shpreh se në fjalët e saj kishte një lloj servilizmi. Lazri ka qenë sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, tha se ishte njësoj si shprehja “të marrsha të keqen, tu bëfsha kurban.

Mua mu duk një çik, “të marrsha tu bëfsha kurban”. Mua mu duk si raporti mes shqiptarëve dhe italianëve. Deri diku ishte një lloj servilizmi që kemi ne për atë popull”, u shpreh Lazri.

Alketa Vejsiu prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo.  Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiane pas spektaklit ‘Sanremo’.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture alketa vejsiu alketa vejsiu ne sanremo sanremo 2020 xhimi lazri alketa vejsiu alketa vejsiu ne sanremo sanremo 2020 xhimi lazri

Sondazh

Poll