Art&Argëtim

“Faleminderit për muzikën e bukur”, Era Istrefi bënë dëdikimin prekës për Nexhmije Pagarushën

7 Shkurt 2020, 19:03 Nga DOSJA
“Faleminderit për muzikën e bukur”,

KOSOVË- Emblema e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha ka ndërruar jetë ditën e sotme duke lënë një boshëllëk në muzikë, pasi zëri i saj ka rritur breza të tërë. Sot arti shqiptar është në zi pasi ajo ka lënë gjurmë tek të gjithw artistët.

Të gjithë kanë shprehur ngushëllime dhe keqardhjen për ikjen e saj nëpërmjet rrjeteve sociale dhe reagimeve të tyre në media.

Së fundmi dhe këngëtarja e njohur kosovare Era Istrefi i ka bërë një dedikim përmes nje Instastory në rrjetin e saj social, ku e ka falenderuar për muzikën e saj dhe duke e quajtur ikonë.

“Faleminderit për muzzikën e bukur!Pusho në paqe ikonë!”- ka shkruar këngëtarja sipër fotos së Pagarushës.

Nexhmija ka qenë këngëtarja e mirënjohur shqiptare, e dhjetëra hiteve, por u shua në moshën  86-vjeçare për shkak se vuante nga një sëmundje e rëndë kohët e fundit. Këngëtarja e madhe lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933, dhe mbaroi shkollën e muzikës në Beograd për solo kanto. Këngët e saj popullore janë ndjekur për 40 vjet me shumë kënaqësi nga publiku shqiptar, pasi zëri i saj ishte unik e i pakrahasueshëm.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture era istrefi nexhmije pagarusa vdes nexhmije pagaruesha era istrefi nexhmije pagarusa vdes nexhmije pagaruesha

Sondazh

Poll