Art&Argëtim

‘Isha gruaja e parë në histori…’/ Prezantimi i Festivalit të RTSH, Hygerta Sako s’ja përton thumbin Alketa Vejsiut:

7 Shkurt 2020, 20:31 Nga DOSJA
‘Isha gruaja e parë në histori…’/ Prezantimi i

TIRANË– Moderatorja e njohur shqiptare Hygerta Sako ka ironizuar deklaratën e Alketa Vejsiut gjatë monologut të saj në skenën e Eurovizionit.

Me anë të një statusi të saj në Instagram, Sako rikujton se ajo vetë ka qënë prezantuese për plot 4 herë të Festivalit të RTSH-së.

“Mirë që paskemi qënë të gjithë burra ne që kemi prezantuar Festivalin e RTSH-së, po unë e paskam ngrënë keq, se paskam qënë burrë jo një por plot katër herë,”-shkruan Sako. 

Dje në Sanremo, teksa falenderonte pafund Italinë për mundësinë që i dha për të realizuar ëndrrën e saj, Alketa Vejsiu gënjeu… Dhe nuk e bëri njëherë, ajo vazhdoi të përsëriste se ajo ishte e para grua që prezantoi në histori  Festivalin e Këngës në RTSH në Shqipëri.

Prezantuesit e Festivalit të Këngës në RTSh

2019 Alketa Vejsiu ishte në drejtimin artistik, skenarin dhe prezantimin e Festivalit të Këngës në RTSH, krah regjisores Vera Grabocka. 

2017 Adi Krasta dhe Jonida Maliqi

2016 Kasem Hoxha dhe Ledina Çelo

2015 Pandi Laço dhe Blerta Tafani

2014 Turjan Hyska, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu

2013 Enkel Demi, Xhesika Berberi, Marinela Meta & Klea Huta

2012 Enkel Demi dhe Floriana Garo

2011 Hygerta Sako, Enkeleida Zeko dhe Nik Xhelilaj

2010 Jonida Maliqi, Josif Gjipali & Mirela Naska

2009 Alban Skënderaj & Miriam Cani

2008 Elsa Lila, Julian Deda & Gentian Zenelaj

2007 Pirro Çako dhe Elsa Lila

Alketa Vejsiu prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo.  Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiane pas spektaklit ‘Sanremo’.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu alketa vejsiu ne sanremo hygerta sako alketa vejsiu alketa vejsiu ne sanremo hygerta sako

Sondazh

Poll