“Një jetë ja fale kangës, me ty s’u ngopëm kurrë”/ PAMJET E RRALLA, kjo ishte hera e fundit që Nexhmie Pagarusha që
7 Shkurt 2020, 17:35Nga DOSJA
KOSOVË– Sot kurora e artit shqiptar ka një xhevahir më pak. “Bilbili” i këngës shqipe, Nexhmie Pagarusha ndaloi së frymuari në moshën 86-vjeçare.
Herën e fundit që ajo ka dalë në publik ka qënë në një videoklip të publikuar më 7 maj të vitit të shkuar nga Shyhrete Behluli dhe Learta Jakupi një ditë para ditëlindjes së saj. Kënga titulllohej “Për ty Nexhmije” dhe ishte bashkë me lavdet e thurua për të ishte ndërthurur edhe hiti i saj “Baresha”.
Gjatë kohës kur kënga këndohej në përvjetorin e saj të lindjes, ikona e muzikës shqiptare nuk i ka përmbajtur edhe lotët.
VARGJET:
Një jetë ja fale kangës me ty su ngopëm kurrë ikën mbi 50 vite si të ishin muj.
Pak za ty po ta fali ty Nexhmije, ty bilbil Kanarinë e pa mposhtur që të gjithë të thërrasin yll.
Po ndjen mall për ty Baresha edhe Nusja Qafgastare po ndjen mall krejt shqiptaria për Nexhmijen tonë të madhe.
Një si ti njëherë ka lindur një si ti jo nuk vdes kurrë je legjendë zoj e madhe Pagarushë.
O një si ti njëherë ka lindur një si ti jo nuk vdes kurrë je legjendë zoj e madhe Pagarushë.
Këngëtarja u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e saj, të cilët shprehën dhimbjen e humbjes së yllit të muzikës shqiptare. Këngëtarja e madhe lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933, dhe mbaroi shkollën e muzikës në Beograd për solo kanto. Këngët e saj popullore janë ndjekur për 40 vjet me shumë kënaqësi nga publiku shqiptar, pasi zëri i saj ishte unik e i pakrahasueshëm.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– U shua në moshën 86-vjeçare , por zëri i Nexhmije Pagarushës do të ngelë gjatë në memorien e brezave, të cilët u rritën me këngët e saj. Fam...
SERBI- Nexhmije Pagarusha, e njohur ndryshe si bilbili i këngës shqiptare, u nda nga jeta sot aps një sëmundje të rëndë. Zëri i saj i ëmbël do të ngelet gjatë ...
TIRANË– Moderatorja Fjodora Fjora ka regauar pas lajmeve që bënë xhiron e rrjetit për vëthët e saj që kushtonin sa një shtëpi. Në disa statuse në Instastor...
TIRANË- Gazetarja Iva Tiço ka rrëfyer për herë të parë se nuk është më ‘single’. Ndërsa ishte e ftuar në emisionin Wake Up, ka thënë se e ka gjetur ...
ITALI– Nata e tretë e festivalit të “Sanremo” u shoqërua me polemika të shumta, teksa në mesin e prezantuesve ishte edhe shqiptarja Alketa Vejsiu. Gjithç...
BORNEO– Disa foto të bëra virale nga mediat e huaja tregojnë një moment mjaft prekës ku një orangutan i zgjat dorën një njeriu për ta ndihmuar.Ka qenë një fotog...
ITALI– Mediet italiane shkruajnë artikuj identikë, në të cilët ngrenë në piedestal prezantuesen shqiptare, Alketa Vejsiu. Duke e cilësuar si një ndër prezantues...
ITALI– E dashura e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez ka shkëlqyer mbrëmjen e djeshme në festivalin e Sanremos, ku u shfaq duke prez...
ITALI– Portugezi Miguel Paixao, një ish-futbollist, është një nga miqtë më të mirë të kampionit Cristiano Ronaldo. Ai qeshi, djersiti, mbajti frymën e tij dhe s...
ITALI– Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu ka lënë pa fjalë dhe ka shtangur Amdeusin gjatë bashkë moderimit në natën e tretë të festivalit në Sanremo. Teksa ng...