Art&Argëtim

“Kur të vdes, më lëshoni te vorri…”/ E kishte firmosur me dorën e saj në vitin 2003, amanetet që Nexhmij

7 Shkurt 2020, 13:11 Nga DOSJA
“Kur të vdes, më lëshoni te vorri…”/ E kishte

KOSOVË– U shua në moshën 86-vjeçare , por zëri i Nexhmije Pagarushës do të ngelë gjatë në memorien e brezave, të cilët u rritën me këngët e saj. Familjarë të saj kanë treguar se “Këngëtarja e Shekullit” ka kërkuar që kur të vdesë, të varroset me ceremoni private, pa mbulimin e medieve.

Një tjetër amanet i Pagarushës është që të ketë pranë shtratit në lamtumirën e fundit një kolazh muzike nga Ilir Shaqirit. Bëhet fjalë për albumin e tij “Lugina e Dashurisë”. Amanet të cilin “bilbili” i muzikës shqiptare e ka firmosur vetë që prej 25 janarit të vitit 2003.

“Kur të vdes, atë natë më lëshoni te vorri CD-në “Lugina e Dashurisë” të këngëtarit Ilir Shaqiri”, shkruhet në amanetin e saj të publikuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.

Një tjetër amanet i legjendës së muzikës shqipe ka qenë edhe që të varroset në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë të Malishevës.  Trupi i saj do përcillet nesër për në banesën e fundit, ku do t’i jepet lamtumira e fundit nga familjarët dhe të afërmit.

Këngëtarja u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e saj, të cilët shprehën dhimbjen e humbjes së yllit të muzikës shqiptare. Këngëtarja e madhe lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933, dhe mbaroi shkollën e muzikës në Beograd për solo kanto. Këngët e saj popullore janë ndjekur për 40 vjet me shumë kënaqësi nga publiku shqiptar, pasi zëri i saj ishte unik e i pakrahasueshëm.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture nexhmije pagarusha vdes nexhmije pagaruesha nexhmije pagarusha vdes nexhmije pagaruesha

Sondazh

Poll