Kulture

Krah Monika Belluccit, Alketa Vejsiu do të prezantojë Sanremo 2020, triumfi i moderatores shqiptare jehonë në Itali

  • Gazetari ironizon ‘triumfin’ e Alketa Vejsiut, lutet për fqinjët tanë dhe Sanremon
  • Curri tregon lobimet që e çuan Alketa Vejsiun në “Sanremo”
  • Sanremo 2020 është një nga festivalet më prestigjiozë në botë dhe këtë vit do të mbahet nga data 4 deri në 8 shkurt. Suksese Alketa! 
    Featured image of article: Krah Monika Belluccit, Alketa Vejsiu do të prezantojë Sanremo 2020, triumfi i moderatores shqiptare jehonë në Itali Monika Belluci dhe Alketa Vejsiu

    TIRANË- Prezantuesja Alketa Vejsiu, e cila ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, do të prezantojë Sanremo 2020 në Itali. Lajmin e ka shpërndarë vetë Alketa përmes Instagram, ku thotë se më në fund po i realizohet ëndrra më e madhe që ka patur në jetë dhe për të cilën ka punuar që prej moshës 12-vjeçare. “Sanremo 2020/ 70essima edizione/ Sono FelicisssimmmaaaaKjo eshte Endrra per te cilen ju kisha folur! Endrra per te cilen kam punuar dhe besuar fort qe 12 vjec! Endrra qe Frymezoi Festivalin e 58 te Kenges! Italia qe pas Shqiperise time eshte pa as me te voglin dyshim Vendi me i Bukur ne Bote! Teofeu im sot eshte trofe per te gjithe Shqiptaret!”,- shkruan Alketa.


    Ndërkohë që edhe mediat italiane i kanë bërë jehonë lajmit dhe shprehen se Vejsiu është një nga të “zgjedhurat”. Moderatorja shqiptare është përzgjedhurnë 10-çen e grave që do të moderojnë këtë vit Sanremon, ku spikat emri i yllit italian, aktores Monika Bellucci. Bashkë me të do të jenë edhe gazetare dhe yje të tjerë të ekranit italian. Sanremo 2020 është një nga festivalet më prestigjiozë në botë dhe këtë vit do të mbahet nga data 4 deri në 8 shkurt. Suksese Alketa!

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment