Art&Argëtim

Alketa Vejsiu në “ekstazë”: Rama s’më ka uruar akoma, në Shqipëri ishte si festë kombëtare, dua të takoj edhe Berl

7 Shkurt 2020, 19:01 Nga DOSJA
Alketa Vejsiu në “ekstazë”: Rama s’më ka uruar

ITALI– Moderatorja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu vijon të jetë në qendër të vëmendjes pas pjesëmarrjes në Festivalin e 70-të të “Sanremos” në Itali. Vejsiu ka dhënë një intervistë për “Un Giorno da Pecora”, në Rai Radio1, ku edhe ka folur për pjesëmarrjen e saj në skenën e Ariston.

Alketa është shprehur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ende nuk e ka uruar për punën e bërë mbrëmjen e djeshme, mirëpo ajo është shpresëplotë se do ta bëjë së shpejti.

“Kryeministri shqiptar? Nuk më ka telefonuar ende për të më komplimentuar. Besoj se do e bëjë nesër. Në Shqipëri ka qenë gati festë kombëtare, vërtet u preka,”– është shprehur Alketa.

Edhe pse ende nuk kanë kaluar më shumë se 24 orë nga moderimi i saj në festivalin më të njohur të Italisë, Vejsiu duket se po i shijon frytet e famës së tij. Impaktin ajo e ka parë në numrin e shtuar të ndjekësve në rrjetet e saj sociale.

“Më shtohen pothuajse dy mijë në orë”, ka thënë ajo.

Më tej Alketa ka thënë se ndër politikanët italianë që ndjek në Instagram është Silvio Berlusconi.

“Unë e ndjek atë jo si politikan, por si sipërmarrës, si themelues i Mediaset. Nuk e njihja kurrë, por tek e fundit pse të mos e njoh?”, është shprehur me tej Alketa, e cila duket se ëshët ende “e dehur” nga gëzimi.

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo.  Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiave pas spektaklit ‘Sanremo’.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu alketa vejsiu ne sanremo sanremo 2020 alketa vejsiu alketa vejsiu ne sanremo sanremo 2020

Sondazh

Poll