Art&Argëtim

“Vdes diva e muzikës popullore të Kosovës”/ Edhe Serbia ‘thur elozhe’ për Nexhmije Pagarushën, çfa

7 Shkurt 2020, 16:17 Nga DOSJA
“Vdes diva e muzikës popullore të Kosovës”/ Edhe

SERBI- Nexhmije Pagarusha, e njohur ndryshe si bilbili i këngës shqiptare, u nda nga jeta sot  aps një sëmundje të rëndë. Zëri i saj i ëmbël do të ngelet gjatë në memorien e brezave, të cilët u rritën me këngët e saj. Përveçse në mediet shqiptare, lajmi për ndarjen e saj nga jeta, u dha edhe në mediet serbe.

Gazeta B92 i ka kushtuar një shkrim, ku e nis artikullin me titullin “Vdes gjiganti i muzikës shqiptare”. E më pas shkrimi vijon duke cilësuar Nexhmie Pagarushën, si një ndër krijueset e muzikës që kurrë nuk pranuan të këndojnë një material muzikor që nuk kishte asnjë vlerë kulturore, veçanërisht në traditën e muzikës popullore shqiptare.

Ndër të tjera në shkrim thuhet se Pagarusha mbaroi arsimin në Beograd, ndërsa performoi në koncerte në të gjitha qytetet e ish-Republikës Federale të Jugosllavisë dhe në mbarë botën.

Një tjetër medie serbe “Alo”, shkruan: Vdes diva e muzikës popullore të Kosovës,” “Për 40 vjet, ajo ka kënduar këngë popullore shqiptare”.

Këngëtarja Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e saj, të cilët shprehën dhimbjen e humbjes së yllit të muzikës shqiptare. Këngëtarja e madhe lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933, dhe mbaroi shkollën e muzikës në Beograd për solo kanto. Këngët e saj popullore janë ndjekur për 40 vjet me shumë kënaqësi nga publiku shqiptar, pasi zëri i saj ishte unik e i pakrahasueshëm.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture mediet serbe nexhmije pagarusha vdes nexhmije pagaruesha mediet serbe nexhmije pagarusha vdes nexhmije pagaruesha

Sondazh

Poll