Art&Argëtim

‘Monologu s’thoshte gjë!’/ Olti Curri ka dy fjalë për Alketa Vejsiun: Thuhet se ia shkroi Timo Flloko, ajo është kami

7 Shkurt 2020, 21:04 Nga DOSJA
‘Monologu s’thoshte gjë!’/ Olti Curri ka dy fjalë

TIRANË– Blogeri i njohur Olti Curri, i ftuar në emisonin “Shqipëria Live” ka komentuar pjesëmarrjen e Alketa Vejsiut në Fetivalin e 70-të të Sanremos. Në fjalën e tij në emision, Curri tha se pavarësisht të gjithë komenteve, Alketa fitoi nga Festivali edhe pse nuk u kursye në kritikat ndaj saj.

Përveç prezantimit të vrullshëm, Olti u ndal edhe tek monologu i saj duke u shprehur se ishte i gabuar pasi italianët nuk ishin treguar aq dashamirës ndaj shqiptarëve ashtu siç e përshkruante Alketa. Ai tha se kishte dëgjuar fjalë se monologun e saj e kishte shkruar aktori i njohur Timo Flloku, bashkëshorti i bashkëpunëtorës së saj më të ngushtë, Vera Grabockës.

 

“Në fund fare rëndësi ka rezultati, Alketa do të sjellë rezultat në Shqipëri, në biznesin e saj që është prezantimi. Pavarësisht zërave pro apo kundër për Alketën u fol shumë më shumë sesa për Georginën për të cilën më erdhi keq sepse kamera e fokusonte vetëm një sekondë dhe më pas vëmendja ishte tek bashkëshorti i saj Cristiano Ronaldo. Ndërsa Alketa keq mirë e mori vëmedjen për vete. Hyrja e saj ishte e gjatë dhe u “dënua”. Hyrja më trëmbi dhe ishte e dhunshme, ishte gati-gati e paedukuar. Amadeus ia vuri dukje me humor. Dukej si e ftuar tek “Opinioni” sepse donte të merrte fjalën. Por mori një Chamomil dhe hyrja e dytë ishte ndryshe. Alketa edhe kur është e heshtur sërish flet shumë. Edhe kur të shkruan në What’s up shkruan shumë. Komunikimi ynë është ndalur që para një postimi që bëra para se të bënte në Sanremo. VanityFair Italia nuk e postoi foton dhe e quaj një veprim racist, sepse gjithë të tjerët i postoi. Monologu ishte jashtë kohë, Alketa nuk shkoi si përfaqësuese e brezit të emigrantëve. Punonin me kushte të vështira. Femrat shqiptare edhe pse të shkolluara lanin prapanicat e pleqve italianë. Në monologë duhej përmendur fakti që Tirana dhe Durrësi janë mbushur me italianë. Italianët nuk janë keqtrajtuar në Shqipëri kështu që kjo gjë…Nuk e di kush e ka bërë monologun. Zërat në koridore thonë se është i Timo Fllokos por se them me siguri. Monologu nuk thoshte asgjë. Unë do preferoja që të ishin cituar disa njerëz që janë dënuar sepse kanë dëgjuar muzikë italiane.”

Sa i përket frazës së Alketës, e cila u shpreh se ishte femra e parë pas 50 vitesh që prezantonte Festivalin e RTSH-së, Curri i provoi me fakte që ishte gabim.

“Nëse Alketa e ka pasur për drejtoresha e parë artistike ka qënë Inva Mula, pra edhe aty ka gabuar. Nëse e ka fjalën për prezantuese, prapë ka gabuar se ka qënë Silvana Braçe, Yllka Mujo dhe në skenar kanë qënë njësoj si meshkujt. Për praninë e Alketës aty, nuk më pëlqeu tek PR thanë që Alketa bën gjithë emisionet më të rëndëishme në Shqipëri. Alketa vetë duhet ta kishte sqaruar.”

Olti nuk la pa i kaluar edhe pjesa e këndimit të Alketës, duke e kritikuar për përzgjedhjen e këngës.

“E lidhi bukur, kërndoi saktë. Solli një këngë që nuk është një nga më të preferuarat e shqiptarëve. Alketa është kamikaze se këndoi edhe Nexhmie Pagarushën ndjesë pastë. Nejse e lidhi bukur. Më vjen mirë që emri i Shqipërisë është pjesë e Sanremos dhe nuk identifikohemi me atë vendin e varfër. Alketa gjithmonë kërkon konsensusin e mediave, ndërkohë që është një person shumë i komentuar,”-tha ndër të tjera Olti.

Alketa Vejsiu prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo.  Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiane pas spektaklit ‘Sanremo’.

(k.m/dosja.al)

showbiz showbiz alketa vejsiu olti curri timo flloko alketa vejsiu olti curri timo flloko

Sondazh

Poll