Art&Argëtim

“Nikoqirja shqiptare”, mediet italiane vjedhin njëra-tjetrën për Alketa Vejsiun, e lavdërojnë dhe shkrihen pas saj me t

7 Shkurt 2020, 12:21 Nga DOSJA
“Nikoqirja shqiptare”, mediet italiane vjedhin

ITALI– Mediet italiane shkruajnë artikuj identikë, në të cilët ngrenë në piedestal prezantuesen shqiptare, Alketa Vejsiu. Duke e cilësuar si një ndër prezantueset më të mirat shqiptare, vullkanike dhe ekspresive, të njëjtat fjalë i gjejmë në disa prej medieve të njohura italiane. Fjalë jo të vërteta që theksojnë faktin se, Alketa Vejsiu ishte e para femër që theu akullin dhe preznatoi Festivalin e RTSh-së.

Gazeta “Corriere della Sera” shkruan një artikull dedikuar Alketa Vejsiut, duke e etiketuar si një prezantuese entuziaste dhe mbizotëruese në skenë. Por, pothuajse me të njëjtat fjalë dedikuar moderatores shqiptare, shkruajnë disa nga mediet italiane, duke ngritur në piedestal, Alketa Vejsiun

“Prezantuesja e televizionit shqiptar Alketa Vejsiu ishte një nga surprizat e “Sanremo 2020” dhe të enjten në mbrëmje, kur ajo zbriti shkallët e teatrit Ariston, ajo pushtoi skenën “mbizotëruese” të Amadeus me bisedën e saj: “Për mua kjo është një ftesë e veçantë, pika më e lartë e karrierës time, ajo përfaqëson ëndrrën e një kombi. Italia është një shembull i integrimit dhe mikpritjes “.

“Një diplomë në ekonomi dhe dy fëmijë. Lindur në Tiranë, në 19 Janar, 36-vjeçarja Alketa vullkanike është një yll i vërtetë i televizionit shqiptar. Ajo bëri debutimin e saj si prezantuese e radios dhe më pas u transferua në ekran ku, pasi ishte 17 vjeç, mblodhi përvoja të shumta të nivelit të parë, për shembull kryerjen e edicioneve shqipe të “Dancing ëith the Stars”, “Peter Pan”,« Gjeniu i vogël »,« X Factor »,« Ka një mesazh për ty ». Ajo ishte gjithashtu gruaja e parë që drejtoi ekuivalentin e Sanremos tonë, pas 58 vitesh të drejtuar nga meshkuj. Shumë bjonde, buzëqeshje ngjitëse dhe italiane e përsosur, ajo ka një diplomë në administrimin e biznesit dhe ka një kurrikul si prodhuese dhe sipërmarrëse që shkon aq larg sa ajo themeloi një markë të specializuar në veshjet e dasmave dhe në organizimin e dasma dhe eventeve, si dhe një revistë mode. Ajo është e martuar me ndërtuesin shqiptar Ardi Nelaj dhe ka dy fëmijë, por e mban shumë private jetën e saj. Në Instagram, ku e ndjekin 879 mijë ndjekës, dashuria e saj për Italinë shkëlqen. Për ta frymëzuar, ajo tha së fundmi gjatë intervistave, janë dy talente nga shtëpia jonë: Maria De Filippi dhe Chiara Ferragni,”- shkruan Corriere della Sera në artikullin dedikuar Alketa Vejsiut.

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo.  Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiave pas spektaklit ‘Sanremo’.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu mediet italiane sanremo 2020 alketa vejsiu mediet italiane sanremo 2020

Sondazh

Poll