Art&Argëtim

Fotoja që po bën xhiron e botës/ Orangutani i zgjat dorën biologut për ta ndihmuar

7 Shkurt 2020, 12:29 Nga DOSJA
Fotoja që po bën xhiron e botës/ Orangutani i zgjat dorën

BORNEO– Disa foto të bëra virale nga mediat e huaja tregojnë një moment mjaft prekës ku një orangutan i zgjat dorën një njeriu për ta ndihmuar.

Ka qenë një fotograf jo profesionist, amator, Anil Prabhakar që ka kapur një moment mjaft interesant në një zonë pyjore në Borneo.

Burri që kishte hyrë në pellg po pastronte gjarpërinjtë, kur papritur orangutani iu afrua dhe i zgjati dorën, por ai nuk pranoi ndihëm e kafshës.

Sipas mediave të huaja personi që ishte në pellg është një biolog që punon në mrbojtjen e specieve në zhdukje.

Ndërkohë që biologu është pyetur, se përse nuk ia dha dorën, u përgjigj se orangutani është një kafshë e egër, por shton se ai i mbron kafshë të tilla.

Burimi: boredpanda

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete anil prabhakar orangutani anil prabhakar orangutani

Sondazh

Poll