Televizion

‘Isha gruaja e parë në histori…’/ Alketa Vejsiu deliron në Sanremo, gënjeshtra në mes të skenës për prezantimin e Festivalit (VD)

Teksa falenderonte pafund Italinë për mundësinë që i dha dhe nuk reshti së thëni që kishte realizuar ëndrrën e saj, prezantuesja  shqiptare gënjeu hapur në lidhje me mënyrën se si është prezantuar Festivali i Këngës në RTSH në Shqipëri.
Featured image of article: ‘Isha gruaja e parë në histori…’/ Alketa Vejsiu deliron në Sanremo, gënjeshtra në mes të skenës për prezantimin e Festivalit (VD) Alket Vejsiu
Përditësuar:

TIRANË– Alketa Vejsiu ka krenuar shumë shqiptarë me ngjitjen dje në skenën e Sanremo. E para shqiptare që merr pjesë në prezantimin e një festivali kaq të madh si Sanremo, por e dyta që hipën në atë skenë pas Elsa Lilës, (Shiko këtu), Vejsiut duket se gëzimi e ka detyruar të delirojë… Teksa falenderonte pafund Italinë për mundësinë që i dha për të realizuar ëndrrën e saj, Vejsiu gënjeu… Dhe nuk e bëri njëherë, ajo vazhdoi të përsëriste se ajo ishte e para grua që prezantoi në histori  Festivalin e Këngës në RTSH në Shqipëri.

Ne jemi 12 vite pas jush, në mos gaboj, pasi krijuat Sanremon, rreth 12 vite më pas u organizua Festivali i Këngës. Në dhjetor përfundoi njëri prej edicioneve që rezultoi një sukses…”– tha Alketa.

“Kush e ka prezantuar?”- tha Amadeus.

Për vite me radhë burra, burra, burra e burra pafund. Por më pas, në mënyrë të pabesueshme ja besuan një gruaje,– tha Alketa.

Dhe kush është kjo grua?”- pyeti Amadeus.

Kjo grua jam unë,”– tha Vejsiu.

“Uaaaa, ke prezantuar…sa mirë bravo!”- vijoi më tej Amadeus.

Na vjen habi sesi mundet që Alketa, një dashamirëse e muzikës dhe këngëtarëve, që këndon edhe vetë, mund të ketë harruar mikeshën e saj, Jonida Maliqi, e cila e prezantoi në vitin 2017 krah Adi Krastës, Festivalin e Këngës. Gratë prezantuese në Festival nuk kanë munguar asnjëherë, e kanë shkëlqyer edhe më shumë se Alketa në skenë. Ndoshta Alketa e ka harruar, por ne jo, vitin 2008, kur Elsa Lila, një nga uraganët e vërtetë të këngës shqiptare, u ngjit në skenë për të prezantuar RTSH-në, krah Pirro Çakos. E lista vijon edhe më tej, me Ana Goljan, Ledina Çelon, Blerta Tafanin, Floriana Garon, Liberta Spahiun, e të tjera emra të njohur të skenës.

Përse gënjeu Alketa? Në pamje të parë duket si një gabim foshnjërak, i një njeriu të emocionuar që skena e madhe e Sanremo-s e ka përthithur e bashkë me të edhe emocionet. Por “djalli” fshihet në detaje… e le të shohim sesi gënjeshtra ‘Pinokërore‘ e Alketës është shumëfishuar në mediat italiane, të cilat e kanë marrë si të vërtetë, faktin se Alketa është e para grua që ka prezantuar Festivalin e Këngës në Shqipëri. “Ajo drejtoi Festivalin e 58-të të Këngës Shqiptare dhjetorin e kaluar. Dhe ajo ishte gruaja e parë që e bëri…”-shkruan Il Messagero.

 

Një gënjeshtër e thënë për të habitur italianët? S’dimë ta themi, por për kujtesë po risjellim një listë të shkurtër me prezantuesit e festivalit ndër vite… pa dallim, gra apo burra…

Prezantuesit e Festivalit të Këngës në RTSh

2019 Alketa Vejsiu ishte në drejtimin artistik, skenarin dhe prezantimin e Festivalit të Këngës në RTSH, krah regjisores Vera Grabocka. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

2018 Viktor Zhusti dhe aktorja shqiptare, Ana Gojla

2017 Adi Krasta dhe Jonida Maliqi

2016 Kasem Hoxha dhe Ledina Çelo

2015 Pandi Laço dhe Blerta Tafani

2014 Turjan Hyska, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu

2013 Enkel Demi, Xhesika Berberi, Marinela Meta & Klea Huta

2012 Enkel Demi dhe Floriana Garo

2011 Hygerta Sako, Enkeleida Zeko dhe Nik Xhelilaj

2010 Jonida Maliqi, Josif Gjipali & Mirela Naska

2009 Alban Skënderaj & Miriam Cani

2008 Elsa Lila, Julian Deda & Gentian Zenelaj

2007 Pirro Çako dhe Elsa Lila

 

Alketa Vejsiu prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo.  Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiane pas spektaklit ‘Sanremo’.

(f.m;f.g/dosja.al)

Një Koment në “‘Isha gruaja e parë në histori…’/ Alketa Vejsiu deliron në Sanremo, gënjeshtra në mes të skenës për prezantimin e Festivalit (VD)

  1. Po edhe festivalet e kohes se hershme te komunizmit kane qene pa perjashtim burra – grua. Pra faktet e pergenjeshtrojne.
    Po si nuk ja ka thene kush se mungesa e sinqeritetit nuk fshihet dot, edhe nese ata nuk e dine se c’behet ne tiranen tone, qe nuk arriti te behet qytet i vertete. S’kane nevoje ta dine iatalianet apo kushdo qofte nese eshte keshtu apo jo, se me fjale AV thonte te paverteta, por gjithe trupi dhe e folura e gjate dhe pa mendim te strukturuar ne teresine e vet, falenderimet e perseritura vend e pa vend per te njejten gje, protoganizmi alla prolet si perfaqsuese e shqiperise dhe shqipetareve (a thua se e kishin zgjedhur dhe cuar shqiptaret atje) e vecuan AV nga te gjitha ato qe u ngjiten ne skene, dhe lane nje shije te vecante, nje kerkese e terbuar qe te pranohet.
    Po perse ne shqiptaret e personalizojme vuajtjen kolektive, perse duam ta themi ate sa here qe puqemi me te huajt? Kete e ben kush nuk ka spesor vehte, kerkon brume nga kolektivi.

    Une mendoj qe AV dhe kushdo qe ngjitet ne skena te huaja, nese flet ta lire fare shiqperine dhe shqiptaret dhe te perqendrohet te vetvejtja. Me kete ka menjanuar 90% te mundesise qe mos te behet per keqardhje. Pjesa tjeter "cazzi suoi"

Shto Koment