Politike

"Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor"/ Balluku: Bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës

Me anë të një postimi në facebook, Balluku ka bërë thirrje që bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës. 

16 Tetor 2025, 15:30 Nga E. D
"Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor"/ Balluku:
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar se Rruga e Kombit do të jetë pa pagesë në datë 17 Tetor. Me anë të një postimi në facebook, Balluku ka bërë thirrje që bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës. 

"Rruga e Kombit pa pagesë në datë 17 Tetor. “Liria ka emër - Drejtësi për çlirimtarët”, bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës," shkruan Belinda Balluku. 

Protesta pritet të nisë në orën 17:00, ku do të marrin pjesë figura të rëndësishme politike, dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, në mbështetje të protestës do të ketë edhe përfaqësues nga rektorë universitetesh, tifozët “Kuq e Zi”, si dhe nga shumë qytetarë e shoqata në Kosovë e Shqipëri.

belinda balluku uck tirane protes

Sondazh

Poll