Politike

Berisha: Shpreh mbështetjen time të plotë për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë, për të cilën nuk kam parë deri tani asnjë provë të vetme inkriminuese

Sakaq kryedemokrati nuk la pa përmendur edhe faktin që kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në protestë, e sipas tij e kanë detyruar të bëjë këtë zgjedhje. Sipas tij ishte përgatitur një fjalim i cili zgjaste një orë, por Rama u detyrua për mos të marrë pjesë.

16 Tetor 2025, 13:44 Nga E.d
Berisha: Shpreh mbështetjen time të plotë për
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se mbështet plotësisht ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha theksoi se deri më tani nuk ka parë asnjë provë inkriminuese ndaj tyre.

Sakaq kryedemokrati nuk la pa përmendur edhe faktin që kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në protestë, e sipas tij e kanë detyruar të bëjë këtë zgjedhje. Sipas tij ishte përgatitur një fjalim i cili zgjaste një orë, por Rama u detyrua për mos të marrë pjesë.

Pyetje: Fatmir Mediu ka deklaruar se do të shkojë si qytetar i thjeshtë në protestë. Vendimi juaj i PD-së është një vendim politik i krahut të djathtë, apo është vetëm një vendim politik i PD?

Sali Berisha: Vendimi për të mos marrë pjesë në protestë është një vendim politik i Partisë Demokratike. Ky është vendim politik i PD....

Pyetje: Këtë protestë nuk e organizon Edi Rama dhe vetë Rama deklaroi se nuk do të marrë pjesë në këtë protestë...

Sali Berisha: ... Kur deklaroi Edi Rama që nuk do marrë pjesë në protestë? E kanë detyruar.
E detyruan.

Pyetje: Po ju si qytetar nuk mund të merrni pjesë në këtë protestës?

Sali Berisha: E detyruan, Edi Rama, kush tani. Edhe ua them dhe pastaj rrini 3 ditë rresht, jo ishte kështu e jo ishte ashtu dhe kur del ashtu, nuk thoni që të paktën e tha.

Pyetje: E gjykon publiku pastaj ...

Sali Berisha: E gjykon publiku, por unë them edhe njëherë, e detyruan. Për këtë të jeni të sigurt. Ishte përgatitur fjalimi fiks një orë.
E detyruan se tani është në...

Pyetje: Bashkimi Europian apo ...

Sali Berisha: E detyruan ata që e detyruan. U detyrua me u tërheq. Kishte përgatitur një fjalim të gjatë se tani ka kaluar në stilin e kubanëve, por u detyrua me u tërheq.
Megjithatë, meqë jam në këtë rast, dua të shpreh mbështetjen time të plotë për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë, për të cilën nuk kam parë deri tani asnjë provë të vetme inkriminuese.
Ka një diskutim aty, ka qenë apo nuk ka qenë, e vërteta është se ata kanë qenë në Tiranë shumicën e kohës.
Kanë ushtruar autoritetin aq sa kanë pasur mundësi ta ushtrojnë nga Tirana. Dhe këta nuk janë të parët që ushtrojnë aktivitetin, që udhëheqin nga një vend tjetër.
Jo, historia e revolucioneve dhe luftërave çlirimtare ka raste të tjera.
Ndaj dhe të marrësh dhe të thuash që ndodhi kjo dhe është përgjegjësia jote, kur nuk ka asnjë lidhje.
Keq është që u vra, mirë është të gjendet autori, por nuk mund të akuzosh atë, për mua në asnjë mënyrë./Dosja.al

pd edi rama sali berisha

Sondazh

Poll