16 Tetor 2025, 12:40
Nga I.A

KOSOVË- Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me reagimin e këtij të fundit ndaj Partisë. Me anë të një postimi në Facebook, Manxhuka ka ngritur disa pyetje ndaj Ramës, të cilat kërkojnë përgjigje.
Disa nga pyetjet që Manxhuka i ka drejtuar Ramës janë nëse e ka mbështetur themelimin e Gjykatës Speciales dhe në cilat organizata ndërkombëtare Rama ka ngritur shqetësimet e tij rreth padrejtësisë që po i bëhet Kosovës në Hagë.
Postimi i Plotë:
Kryeministri Rama mund të përpiqet të nxirret me eskivazhe të padenja e përshtypje personale, ose mundet edhe të adresojë dhe përgjigjet shkurt e saktë në pikat kryesore që përmban deklarata e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Më konkretisht ai mund të tregojë:
1. Ka ardhur apo jo me helikopter në Kosovë për të bindur deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë themelimin e Gjykatës Speciale? Pra, a e ka mbështetur dhe shtyer ai themelimin e Gjykatës Speciale?
2. Cili ka qenë dhe vazhdon të jetë qëndrimi i LVV rreth Gjykatës Speciale? E ka votuar dhe mbështetur, apo e ka refuzuar dhe është përndjekur duke protestuar kundër themelimit të saj?
3. Në cilat raste dhe në cilat data, në cilat organizata ndërkombëtare ku Shqipëria është anëtare me të drejta të plota, apo pjesëmarrëse në takimet zyrtare, Rama ka ngritur shqetësimet e tij rreth padrejtësisë që po i bëhet Kosovës në Hagë? Kur i ka ngritë këto shqetësime në OKB, kur në Këshillin e Evropës, kur në OSBE dhe kur në NATO?
Të tjerat janë vetëm për konsum personal e madje as për konsum të brendshëm politik.
arlind manxhuka lëvizja vetëvendosje
Politike
16 Tetor 2025, 12:28
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në seancën e sotme në Kuvend edhe për mitingun e paralajmëruar ...
Politike
16 Tetor 2025, 12:14
M.L
Flamur Noka
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka lexuar në Kuvend një mesazh të dë...
Politike
16 Tetor 2025, 12:14
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ka ironizuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës s...
Politike
16 Tetor 2025, 12:07
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se brenda kësaj jave do të kërkojnë komision hetimo...
Politike
16 Tetor 2025, 11:58
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Maxhoranca ka rrëzuar ditën e sotme mocionin me debat nga Opozita për fondet e IPARD. Në seancën e ...
Politike
16 Tetor 2025, 11:51
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një replike në seancën e sotme të kuvendit i ka dhënë një...
Politike
16 Tetor 2025, 11:41
M.L
Taulant Balla
TIRANA- Taulant Balla është ndërprerë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka,...
Politike
16 Tetor 2025, 11:34
I.A
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës, si të vetmen qeveri shqiptare që ka vendosur s...
Politike
16 Tetor 2025, 11:35
M.L
Zegjine Caushi
TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Caushi ka reaguar ashpër për sjelljen e deputetëve të opozitës...
Politike
16 Tetor 2025, 11:28
I.A
Përparim Rama
KOSOVË- Kryebashkiaku i Prishtinës Përparim Rama, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për të siguruar tr...