Politike

"Rama kishte planifikuar 60 minuta fjalim aty"/ Berisha: Mitingu që do bëhet ka nuanca të theksuara kundër qeverisë së Kosovës

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka deklaruar se Rama kishte planifikuar fjalim 60 minuta në këtë protestë.

16 Tetor 2025, 12:28 Nga I.A
"Rama kishte planifikuar 60 minuta fjalim aty"/ Berisha: Mitingu
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në seancën e sotme në Kuvend edhe për mitingun e paralajmëruar për UÇK. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka deklaruar se Rama kishte planifikuar fjalim 60 minuta në këtë protestë. Ndërkohë që ka theksuar se mitingu që do të mbahet nëser do të ketë nuanca të tgheksuara kundër qeverisë së Kosovës. 


"Nuk ka asnjë njeri dëshirë që të bëjë një çështje kaq madhore, siç është genocidi, çështje partiake. Është verbëria e atyre që u urdhërojnë ju të mos votoni eksterminimin e shqiptarëve vetëm për shkak të etnisë së tyre. Shkoni në Kosovë, shkoni në Krushë, shkoni në Reçak, shkoni në Lugin e Butë. Pata rastin të isha në verë në bjeshkët e Istogut. Nga maja, nga Sanxhaku kishin ardhur hordhitë serbe dhe kishin marrë çdo të moshuar, çdo fëmijë, çdo grua që kishin gjetur aty, të dalë jashtë zonës së luftës, i kanë grumbulluar dhe kanë ekzekutuar 54 vetë vetëm për shkak të etnisë shqiptare.

Burra, mjekë, pensionistë, fëmijë. Dhe kjo është vetëm njëra prej tyre. Si mund të ndahemi ne në këtë? Po absolutisht më shëmbëlleni, t’ua them me sinqeritet, si parlamenti i Republikës Serbe të Bosnjes. Po si mundet kjo? Çfarë ka këtu? Po të dënosh genocidin është një detyrim absolut i njeriut të qytetëruar. Dhe bëhet ky diskutim. Jo mor jo. Edi Rama u tregua po aq sa Vuçiçi armik i Kosovës. I vuri sanksionet i pari. U vu në shërbim të skenarëve për ndarjen e Kosovës. E përjashtoi nga të gjitha nismat.

U përpoq për të përmbysur Albin Kurtin. Personalisht dua ta them, ne kemi homologë LDK-në, herë del e para, herë del e treta, por ne mbetemi aty. Por ne nuk e imagjinojmë kurrë që të ndërmarrim veprime subversive. Edhe mitingu që bëhet me nuanca të theksuara kundër qeverisë së Kosovës. Kishte planifikuar 60 minuta Edi Rama fjalim, njësoj si të dilte Vuçiçi të fliste aty," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha seance plenare 16 tetor 2025

Sondazh

Poll