Politike

"Maska e vjedhjeve tuaja"/ Berisha: ‘Diella’ po ia jep tenderat qeverisë

Berisha kërkoi miratimin e ligjit për “blockchain”, si një mënyrë për të garantuar transparencë në përdorimin e fondeve publike dhe për të luftuar pastrimin e parave.

16 Tetor 2025, 13:08 Nga I.A

"Maska e vjedhjeve tuaja"/ Berisha: ‘Diella’ po ia jep

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, lëshoi akuza ndaj qeverisë, duke e cilësuar si të zhytur në korrupsion dhe përfituese nga tenderat publikë përmes aferave të fshehta. Berisha kërkoi miratimin e ligjit për “blockchain”, si një mënyrë për të garantuar transparencë në përdorimin e fondeve publike dhe për të luftuar pastrimin e parave.

Berisha tha se shpallja e karteleve të drogës në Amerikën e Jugut si organizata terroriste përfshin automatikisht edhe degët shqiptare të këtyre rrjeteve, duke paralajmëruar pasoja serioze për financat e lidhura me krimin.

"Diella, më thoni ju mua, se unë e kuptoj se shumë nga ju do donit të kishit fytyrën e Diellës, por për fat të mirë është fytya e Anila Bishës, por Diella, të gjitha tenderat po ia jep qeverisë. Shikoni prokurimet. Diella është bërë marka e vjedhjes së qeveritarëve. Doni ju transparencë, urdhëroni të votojmë ligjet për blockchain. Por keni frikë nga regjistrimi ju, atë nuk e doni kurrë. Ka një mekanizëm përë të bërë trransparencë për çdo qindarkë dhe kjo është blockchain. Jo një chatbot që zihen deputetët se kush do vendosë fytyrën e tij aty.

Çfarë është kjo? Një maskë për të fshehur para-larjen që bëni. Pra, doni të vendosni transparencën. Urdhëroni të miratojmë ligjin për blockchain. Aty po, aty je i detyruar të regjistrosh çdo gjë. Ata që e kanë bërë i kanë dhënë goditje shumë të fortë korrupsionit. Por ju jeni të interesuar për korrupsionin. Po çdo ditë lajmet e kronikat janë vetëm me vjedhjet. Dhe të lutem zotëri, drejtues i asaj agjencie. Kursimet e zyrtarëve dhe qeveritarëve të ndahen nga ato të qytetarëve. Të ketë dy regjistra. Kursimet e Diellës nga kursimet e mëkatarëve. Të paktën kjo mund t’u japë një siguri qytetarëve. Bitcoin, çfarë bëjnë?

E kthejnë këtu në euro, kanë konvertuesit profesionistë, dhe një pjesë tjetër e depozitojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Financat shqiptare kanë për shtyllë pra dy shtylla të tmerrshme krimi. Dhe ju e morët vesh se shpallja e karteleve të drogës në Amerikën e Jugut si organizata terroriste, i njëson të tilla degët shqiptare. Po, po, degët shqiptare në Europë. Kjo është e vërteta," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll