16 Tetor 2025, 13:35
Nga DOSJA
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u shpreh jashtë parlamentit se Rama, kishte përgatitur një fjalim prej 1 orësh në tubimin që do të zhvillohet ditën e nesërme. Gjatë fjalës së tij para gazetarëve në Kuvend, Berisha tha se tashmë Rama nuk flet dot. Pasi sipas Berishës, lidhjet e tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, janë të rrezikshme për shqiptarët.
"Hordhitë serbe neveritën dhe tmerruan botën me krimet të paimagjinueshme, të papara deri atëherë sipas shumë vëzhguesve që kryen në Lumë dhe kryesisht në fshatin Pobreg, por edhe në 32 komunitete të tjera. Ky gjenocid i Lumës ka kaluar i pa shqyrtuar, i pavlerësuar. Është i shkruar në të gjitha traktatet për gjenocidin, por jo në historinë shqiptare. Janë disa studiues që e kanë nxjerrë. Pas tij ishte gjenocidi i Tivarit. Shqiptarë të mbledhur pa asnjë lloj faji, veçse për etninë shqiptare, u dërguan dhe u vendosën para mitrolozëve, kaluan territorin shqiptar. Por meqenëse këtu ishte pjesëmarrëse edhe udhëheqja politike e Shqipërisë, të paktën për kohën që kaluan mbi territorin. Edhe këtë historia e Shqipërisë e mohon, e injoron.
Tani, kemi të bëjmë me një zhvillim tjetër, kemi të bëjmë me gjenocid ciklik. Gjenocid për shqiptarët ka pasur dhe më përpara, por termi gjenocid ka lindur me vonesë, edhe kualifikimi. Lexova listën e rreshtuar nga parlamenti i Kosovës, i të gjitha masakrave që janë kryer në Kosovë tek civilët. Nuk bëhet fjalë këtu për luftëtarët e vrarë, anëtarët e UÇK-së, se ata janë palë lufte dhe kanë bërë luftën e tyre. Por në këtë është në mënyrë persistente, është hera e dytë që Edi Rama urdhëron grupin e tij parlamentar, antishqiptar vetë ai, armik i shqiptarëve të Kosovës, që të mos votojnë. Por dënimi i gjenocidit është një detyrim për çdo njeri. Nuk ka lidhje.
Ti je i detyruar, e thashë dhe në parlament, edhe shqiptarët po ta kryejnë, që nuk ka ndodhur kurrë, duhet ta denoncosh. Nuk pranohet një krim i tmerrshëm siç është krimi i vrasjes së tjetrit, vetëm e vetëm se i përket një etnie tjetër. Nuk e pranojnë sepse lidhjet e tij me Vuçiçin janë tmerrësisht problematike, si për shqiptarët, për rajonin dhe për botën. Kjo që bëhet, e them këtu, meqë jemi, vetë ky me intrigat e tij dhe me burimet e tij, është një nga autorët e dramës së udhëheqjes politike të Kosovës. Përpiqet tani dhe do të dilte, kishte përgatitur fjalimin 1 orë. E kuptoni tani, do të fliste 1 orë, por nuk del dot," tha Berisha./Dosja.al
Politike
16 Tetor 2025, 13:30
M.L
Selia blu
TIRANA- Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Re...
Politike
16 Tetor 2025, 13:19
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosov&eum...
Politike
16 Tetor 2025, 13:08
I.A
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, lëshoi akuza ndaj qeverisë, duke e cilës...
Politike
16 Tetor 2025, 12:40
I.A
KOSOVË- Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama n&e...
Politike
16 Tetor 2025, 12:28
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në seancën e sotme në Kuvend edhe për mitingun e paralajmëruar ...
Politike
16 Tetor 2025, 12:14
M.L
Flamur Noka
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka lexuar në Kuvend një mesazh të dë...
Politike
16 Tetor 2025, 12:14
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ka ironizuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës s...
Politike
16 Tetor 2025, 12:07
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se brenda kësaj jave do të kërkojnë komision hetimo...
Politike
16 Tetor 2025, 11:58
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Maxhoranca ka rrëzuar ditën e sotme mocionin me debat nga Opozita për fondet e IPARD. Në seancën e ...
Politike
16 Tetor 2025, 11:51
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një replike në seancën e sotme të kuvendit i ka dhënë një...