Politike

" Edi Rama ka duart e veta të zeza"/ Berisha: PD ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosovës do marrë pafajësinë

Berisha kujtoi se PD ka qenë organizatore e rezolutës për njohjen e Republikës së Kosovës që në vitin 1991 dhe ka mbështetur fuqishëm si presidentin Ibrahim Rugova, ashtu edhe UÇK-në.

16 Tetor 2025, 13:19 Nga I.A
" Edi Rama ka duart e veta të zeza"/ Berisha: PD ka besim të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosovës do të marrë pafajësinë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirje në “skenarët e errët” kundër drejtuesve të luftës çlirimtare, duke thënë se “Rama ka duart e veta të zeza”.

Berisha kujtoi se PD ka qenë organizatore e rezolutës për njohjen e Republikës së Kosovës që në vitin 1991 dhe ka mbështetur fuqishëm si presidentin Ibrahim Rugova, ashtu edhe UÇK-në.

"Tani, vetëm dy fjalë do them lidhur me shpifjet e ulëta, amorale që bëri njeriu që di vetëm të shpifë. Kjo sallë ka memorie. Kjo parti është organizatore e rezolutës për njohjen e republikës së Kosovës në atë kohë kur ju dridheshit, në vitin 1991. Qeveria e saj u dha strehë dhe të gjitha mundësitë Adem Jasharit dhe komandantëve të tjerë të stërviten dhe të aftësohen. Qeveria e saj ia doli të kalojë në vitin 1994, rezolutën e miratuar nga 137 vende. Qytetarëve të Kosovës u njihej në OKB e drejta e vetëvendosjes, rezolutë që ishte bazë e dokumentit të parë të Rambujesë.

Kjo parti mbështeti fuqishëm si presidentin Rugova, ashtu edhe UÇK-në dhe ajo i konsideron ata luftëtarë të lirisë. Kjo parti ishte promotore kryesore e njohjeve ndërkombëtare dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Tiranë. Por, rreshtimi juaj me Aleksandër Vuçiçin, shndërrimi i kreut tuaj në argat të Vuçiçit ishte tradhtia më e madh që iu bë shqiptarëve dhe Shqipërisë pas asaj të Enver Hoxhës. Kështu që ajo që bëni ju është një karnaval me të cilën dëmtoni palcërisht statusin e udhëheqësve të luftës çlirimtare të Kosovës, e cila për ne ka qenë dhe është faqja më e ndritur e luftërave të shqiptarëve që nga luftërat e Skënderbeut gjer sot. PD ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosovës do marrë pafajësinë. Se akuzat e rënda të bëra ndaj tyre nuk u faktuan asnjë prej tyre gjer sot. Por në skenarët e errët, Edi Rama ka duart e veta të zeza," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll