Politike

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale (DOKUMENTI)

Sipas propozimit të demokratëve, komisioni për Reformën Zgjedhore duhet të përbëhet nga 16 anëtarë; 8 nga Partia Socialiste, 6 nga Partia Demokratike, 1 përfaqësues nga grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, dhe 1 nga Partia e Lirisë.

16 Tetor 2025, 13:30 Nga M.L
Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për
Selia blu

TIRANA- Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atij për Reformën Territoriale, duke kërkuar barazi mes pozitës dhe opozitës në përfaqësim. Sipas propozimit të demokratëve, komisioni për Reformën Zgjedhore duhet të përbëhet nga 16 anëtarë; 8 nga Partia Socialiste, 6 nga Partia Demokratike, 1 përfaqësues nga grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, dhe 1 nga Partia e Lirisë.

I njëjti parim i balancës politike kërkohet të zbatohet edhe për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale. PD gjithashtu propozon që në proces të përfshihen institucione ndërkombëtare me ekspertizë, si Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Europës./ Dosja.al

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për

partia demokratike

Sondazh

Poll