Politike

“Keni ardhur me koncesion”/ Gjekmarkaj akuza maxhorancës: Të vërtetën e keni shpallur armike, opozitën po tentoni ta merrni peng

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj akuzoi se mazhoranca ka ardhur deri aty me koncesion, pasi sipas tij, në të gjitha seancat plenare të mëparshme nuk ka pasur asnjë interpeancë apo debate. Më tej deputeti shtoi se opozita po tentohet të merret peng dhe të vërtetën e kanë shpallur armike.

16 Tetor 2025, 14:29 Nga M.L
“Keni ardhur me koncesion”/ Gjekmarkaj akuza maxhorancës:
Agron Gjekmarkaj

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaroi se maxhoranca po tenton të vrasë të vërtetën, që e sheh si armike. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Gjekmarkaj akuzoi se mazhoranca ka ardhur deri aty me koncesion, pasi sipas tij, në të gjitha seancat plenare të mëparshme nuk ka pasur asnjë interpeancë apo debate. Më tej deputeti shtoi se opozita po tentohet të merret peng dhe të vërtetën e kanë shpallur armike.

“Jemi në javën e 5 të një Kuvendi që nuk funksionon. Heshtja është një nga brengat të mëdha të vendit. Ska interpelanca, debat, pyetje dhe përgjigje. Ka vetëm përgjigje procedurale. Vetëm urdhra që zbatohen. Se di pse s’u dhemb qafa. Para ca ditësh votuat një qeveri të re dhe një hartim politik për programin qeverisës. Një votim i ftohtë, pa asnjë fjalë. Duket se keni ardhur këtu me koncesion. Të vërtetën e keni shpallur armike dhe opozitën tentoi që ta merrni peng”, tha Gjekmarkaj./ Dosja.al

agron gjekmarkaj

Sondazh

Poll