16 Tetor 2025, 13:48
Nga E.d

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar sot Kryeministrin Rama se në vend që të ndërmerrte një fushatë të fuqishme diplomatike kundër raportit të Dick Martit, shkoi dhe shau në Komisionin Evropian. Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha tha se Dick Marti arriti ta sensibilozojë shumë komunitetin ndërkombëtar pasi lidershipi i UÇK-së kishte urdhëruar shkulje organesh.
Në fund Sali Berisha përshëndeti të gjithë luftëtarët e UÇK-së dhe ish-udhëheqjen politike të Kosovës, të cilët ndodhen sot në Hagë.
Pyetje: Ata e ngritën vetë gjykatën speciale, është e njëjta gjë siç bëri politika në Shqipëri më SPAK dhe tani e akuzon... Në këtë rast Albin Kurti e ka kundërshtuar hapur gjykatën speciale ...
Sali Berisha: Problemi është këtu. Është e vërtetë që Albin Kurti ka qenë në opozitë dhe e ka kundërshtuar, e ka votuar. Por të themi atë që është, pasi Dick Marti arriti ta sensibilozojë shumë komunitetin ndërkombëtar se, lidershipi i UÇK-së ka urdhëruar shkulje organesh, çka do të thotë, ta marrësh tjetrin ta vendosësh në tavolinë dhe ti heqësh organin, është forma më e egër e krimeve kundër njerëzimit, atëherë asnjë njeri nuk merrte përsipër dhe të thoshte, të mos hetohet.
Pse? Burimi ishte Vukçeviçi. Por Vukçeviçi ishte prokurori serb, i Beogradit për krimet kundër luftës. Sado që për mua ai ishte një ultranacionalist i verbër, po për komunitetin ndërkombëtar ai ishte një pikë reference. Ajo ishte një gjë, shumë e organizuar kundër shqiparëve.
Pyetje: Ju i besoni ato akuza z. Berisha?
Sali Berisha: I kam kundërshtuar atëherë, i kundërshtoj sot dhe kam bindje absolute që nuk kanë ndodhur. I ka hedhur vetë poshtë gjykata. Gjykata ka hedhur poshtë variantin e transplantit të organeve. Edi Rama, qeveria shqiptare në vend që të merrte një fushatë të fuqishme diplomatike, për amendimin e rezolutës që përmendte marrjen e organeve për transplant në territorin e Shqipërisë, filloi e shkoi aty, po shan Këshillin e Europës, sa ata ja anuluan darkën. Kjo është e gjitha.
I përshëndes të gjithë luftëtarët e UÇK-së, përshëndes ish-udhëheqjen politike të Kosovës, që sot ndodhen në Hagë dhe ata të cilët kauzën e tyre e konsiderojnë një kauzë të drejtë dhe ky është qëndrimi ynë./Dosja.al
pd sali berisha edi rama
Politike
16 Tetor 2025, 13:44
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se mbështet plotësisht ish-udhëheqjen politike të ...
Politike
16 Tetor 2025, 13:36
I.A
Sali Berisha
TIRANË-Kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi se ndërhyrjet e Ramës në punët e brendshme të Kosovës...
Politike
16 Tetor 2025, 13:35
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u shpreh jashtë parlamentit se Rama, kishte përgatitur një fjal...
Politike
16 Tetor 2025, 13:30
M.L
Selia blu
TIRANA- Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Re...
Politike
16 Tetor 2025, 13:19
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike ka besim të plotë se udhëheqja politike e Kosov&eum...
Politike
16 Tetor 2025, 13:08
I.A
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, lëshoi akuza ndaj qeverisë, duke e cilës...
Politike
16 Tetor 2025, 12:40
I.A
KOSOVË- Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama n&e...
Politike
16 Tetor 2025, 12:28
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në seancën e sotme në Kuvend edhe për mitingun e paralajmëruar ...
Politike
16 Tetor 2025, 12:14
M.L
Flamur Noka
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka lexuar në Kuvend një mesazh të dë...
Politike
16 Tetor 2025, 12:14
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ka ironizuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës s...