Politike

"Bie dakord me Vasilin, por në atë kohë ke qenë më PD, jo me PS", Noka lexon mesazhin e Edi Ramës për Sinisha Mihajloviç: Numrin tënd ma dha miku ynë i përbashkët, Aleksandër Vuçiç

Sakaq Noka nuk ka kursyer as Vasil Llajon, duke thënë që bie dakord me të por në kohën kur ka bërë veprime pro-Kosovës, ka qenë pjesë e Partisë Demokratike, dhe jo asaj socialiste që është sot. 

16 Tetor 2025, 12:14 Nga M.L
"Bie dakord me Vasilin, por në atë kohë ke qenë më
Flamur Noka

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka lexuar në Kuvend një mesazh të dërguar sipas tij nga kryeministri Edi Rama në drejtim të Sinisha Mihajloviç. Gjatë leximit të mesazhit nga Noka, ndër rreshta shkruhej se numrin e tij kryeministri e kihte marrë nga miku i tyre i përbashkët, nga preisdenti serb Aleksandër Vuçiç. 

Sakaq Noka nuk ka kursyer as Vasil Llajon, duke thënë që bie dakord me të por në kohën kur ka bërë veprime pro-Kosovës, ka qenë pjesë e Partisë Demokratike, dhe jo asaj socialiste që është sot. 

PJESË NGA FJALIMI:

"Tani unë nuk do përsëris ato që tha Eraldi për Ballkanin e Hapur që i futi thikën pas shpine Kosovës.
Bie dakord me Vasilin, po ti Vasil në atë kohë ke qenë më PD, jo më PS, kur i ke bërë këto veprime pro-Kosovës.
Tani dua t’u lexoj vetëm një SMS që i ka shkuar Sinisha Mihajloviç kur ai lëngonte i sëmurë."

I dashur zotëri, unë jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i ekipit kobëtar të basketbollit, një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkoviçit. Numrin tënd e mora nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandër Vuçiç. Folëm për ty mbrëmë këtu në Novi Sad. Prej kohësh kam pasur të shpreh admirimin për forcën dhe guximin me të cilat po përballësh me armikun tënd të rrezikshëm për jetën tënde. Por gjithashtu dua të them, pasi keni mundur shumë portierë me goditjet tua dhe me penallti, jam i bindur se do arrini të mundni edhe hijen që është vendosur mes teje dhe portës së ardhshme të jetës”.

flamur noka vasil llajo edi rama

Sondazh

Poll