Politike

"Po kryeministri ku është?"/ Ironizon Korreshi: Mos ka nisur punë të dytë ‘Infermier’ si Bajromi

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi pyeti me ironi nëse dhe Rama ka nisur punë si Infermier, duke qenë se presidenti punon si konsulent mjekësor. 

16 Tetor 2025, 12:14 Nga I.A
"Po kryeministri ku është?"/ Ironizon Korreshi: Mos ka nisur
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i opozitës Saimir Korreshi ka ironizuar ditën e sotme kryeministrin Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Korreshi pyeti me ironi nëse dhe Rama ka nisur punë si Infermier, duke qenë se presidenti punon si konsulent mjekësor. 

“Duke qenë se na duhet të zbatojmë rregulloren, do ju drejtohemi i nderuar’. Marr shkas nga fjala mallëngjyese e ministrit se na bëri ‘Skënderbe’ dhe e kryetarit të grupit që na kujtoi ca tifozë serbë. Pyes një pjesë të tifozerisë tjetër; po kryeministri ku është? Mos ka nisur punë të dytë ‘ Infermier’ si Bajromi. Dhe e dyta, t’i kthejë përgjigje kryeministrit të Kosovës mbi gjykatën speciale dhe qëndrimet që ka mbajtur, se po e pyet ai që andej,” tha Korreshi./Dosja.al

edi rama saimir korreshi

Sondazh

Poll