Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi ndaj Shullazit, në GJKKO shfaqet vetëm kryesuesja Boksi, KLSH-ja nuk shprehet për dy të tjerët

5 Shkurt 2020, 10:58 Nga DOSJA
Shtyhet sërish gjyqi ndaj Shullazit, në GJKKO shfaqet vetëm

TIRANË– Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe katër personave të tjerë të pandehur. Dosja.al mëson se ngërçi është krijuar pasi çështja kaloi nga Gjykata e Krimeve të Rënda, në Gjykatën të Posaçme (GJKKO).

Burime nga GJKKO-ja bëjnë me dije për Dosja.al se seanca e sotme është shtyrë pasi në sallë ka ardhur vetëm kryesuesja e trupës gjykuese, Albana Boksi. Për dy anëtarët e tjerë, Etleva Temo dhe Artur Kalaja, Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk ka dhënë një vendim nëse mund të gjykojnë si pjesë të GJKKO-së apo jo.

Në seancën e kaluar, GJKKO-ja rrëzoi kërkesën e të pandehurit Emiljano Shullazi, dhe grupit të tij, për ndryshimin e masës së sigurisë. Mbrojtja e Shullazit kërkonte lirimin nga qelia të të pandehurit, dhe vijimin e gjykimit të çështjes në Apel për një masë më të lehtë, gjë që u rrëzua nga trupa gjykuese, duke e lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Më herët, grupi kishte kërkuar në KLGJ përjashtimin e treshes së gjyqtarëve, Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi sipas tyre, këta gjyqtarë nuk janë pjesë e Gjykatës së Re, por janë e asaj të vjetrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albana boksi emiljano shullazi gjkko shtyhet gjyqi ndaj shullazit albana boksi emiljano shullazi gjkko shtyhet gjyqi ndaj shullazit

Sondazh

Poll