Aktualitet

Me makinën e ‘maskuar’ si ambulancë transportonte klandestinë, i riu nuk i bindet policisë në Korçë, bën manovra të

5 Shkurt 2020, 10:58 Nga DOSJA
Me makinën e ‘maskuar’ si ambulancë transportonte

Korçë- Policia e Korçës ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale R.Ll , pasi kishte maskuar makinën tip “Volkswagen” si “ambulancë” dhe me të transportonte klandestinë. Policia ka ndjekur nga pas 31-vjeçarin dhe i ka bërë këtij të fundit shenjë të ndalojë por ai nuk i është bindur urdhërit. Policia ka mundur ta arrestojë atë në fshatin Vreshtas, pasi ky i fundit bëri disa manovra të rrezikshme në rrugë.  Po kështu në kërkim është shpallur D.O 27-vjeç,  pronari i mjetit.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Ambulanca”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Loguan mjetin si ambulancë për t’i shpëtuar kontrollit të policisë me qëllim transportimin e emigrantëve të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Gjatë operacionit 31-vjeçari tentoi t’i largohej policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre, por u kap dhe ndalua. Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll dhe Sektorin e Policisë Rrugore, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ambulanca”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: • R. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”). Si edhe u shpall në kërkim shtetasi: • D. O., 27 vjeç, banues në Tiranë. Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se disa shtetas do të organizonin transportimin nga rrethi i Devollit në drejtim të Tiranës, të disa të huajve të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale në territorin shqiptar, strukturat e policisë të qarkut Korçë kanë organizuar shërbimet përgjatë aksit rrugor Devoll-Pogradec, me qëllim kapjen e tyre. Shërbimet e Policisë, janë vënë në ndjekje të një mjeti tip “Volkswagen” (në pronësi të shtetasit D. O., të cilin e kishin loguar si ambulancë, me qëllim shmangien e kontrollit të policisë) me drejtues shtetasin R. Ll., brenda të cilit kishte dyshime se ndodheshin shtetasit e huaj. Në afërsi të fshatit Vreshtas, Policia i ka bërë me shenjë shtetasit R. Ll., që të ndalonte por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, pasagjerëve të tij si edhe përdoruesve të tjerë të rrugës, ku më pas u neutralizua dhe ndalua në fshatin Petrushë, Pogradec. Dy shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim mes tyre dyshohet se iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31 vjeçasri në korçë operacioni ambulanca në korçë arrestohet 31 vjeçasri në korçë operacioni ambulanca në korçë

Sondazh

Poll