Aktualitet

U arrestua se goditi me çekiç kushëririn, lirohet Vladimir Gjuta, më herët i ka vendosur tritol farmacisë së babait të T

5 Shkurt 2020, 10:03 Nga DOSJA
U arrestua se goditi me çekiç kushëririn, lirohet Vladimir

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka liruar nga parabargimi, Vladimir Gjutën, i cili u arrestua më 22 janar, pasi qëlloi kushëririn e tij disa herë me çekiç, duke e lënë të plagosur. Këtë vendim Gjykata e mori pasi kushëriri i tij ka tërhqur denoncimin ndaj Gjutës. Po kështu edhe në ekspertizën mjeko-ligjore thuhet se plagosja ka qenë e lehtë.

Vladimir Gjuta u akuzua se ishte autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.  Tritoli në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm, është vendosur në vitin 2015. Gjuta po tentonte të largohej drejt kosovës, duke vendsour një paruke në kokë, por pas një kontrolli që bëri Policia në makinën e tij, ai ra në pranga. Për këtë ngjarje u arrestua dhe Ernest Gjuta dhe Baftjar Bruka. Por në vitin 2016 pas lirimit nga burgu, Gjuta ra sërish në pranga pasi akuzohej për dhunë fizike ndaj babait të tij.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet vladimir gjuta saimir tahiri arrestohet vladimir gjuta saimir tahiri

Sondazh

Poll