Aktualitet

OFL ‘zbret’ në Durrës, pas Lul Berishës ‘goditet’ biznesmeni Dashamir Gjoka dhe 2 anëtarët e familjes Hysenaj (EMRA

5 Shkurt 2020, 10:10 Nga DOSJA
OFL ‘zbret’ në Durrës, pas Lul Berishës

TIRANË- Dita e tretë e operacionit Forca e Ligjit ka në shënjestër tri emra të njohur dhe të dyshuar për lidhjen me krimin. OFL njoftoi se iu është dërguar formulari i vetëdeklarimit të pasurisë dhe burimit të origjinës së parave, Dashamir Gjokës, Emiljano dhe Edlir Hysenaj. OFL sqaroi se Dashamir Gjokës, i kërkohet deklarimi pasi është i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore, ndërsa Emiljano Hysenajt, sepse është i dënuar në Gjermani për trafik droge dhe pastrim parash. Nga sita e OFL nuk ka shpëtuar as Edlir Hysenaj, i cili dyshohet se ka përfituar nga paratë e krimit, përmes lidhjeve me Emiljanon, që është një i afërm i tij. Ndërkohë që Emiljano Hysenaj, ndodhet në burg në Gjermani që prej vitit 2018.

Njoftimi i Policisë:

Përshëndetje, Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

– Dashamir. Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

– Emiljano H., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.

– Edlir H., banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano H., pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.

Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre. Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.

Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Jo më larg se dje, OFL në një njoftim zyrtar dha detaje nga puna e ditës së dytë. Lul Berisha dhe Ardian Capja, janë dy subjektet që duhet të provojnë burimin e pasurisë brenda 48 orësh, dhe më pas të dhënat do t’i kalojnë SPAK. Familjet Doçi dhe Bajri, ishin dy shënjestrat e qytetit të Shkodrës, ku iu sekuestruan super-vilat e anëtarëve që dyshohen se janë pjesë e grupit të Dukagjinit. Operacioni Forca e Ligjit nisi punë të hënën me Altin Hajrin, kreun e familjes Hajri të akuzuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës. Hajrit iu sekuestrua kompleksi, garazhi dhe 3 shtëpi. 

Si vijon puna pas marrjes së formularit?

Brenda dy ditësh, subjektet duhet të përgjigjen me shkrim për çdo pyetje të OFL. SPAK, brenda 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dashamir gjoka edlir hysenaj emiljano hysenaj ofl ne terren dashamir gjoka edlir hysenaj emiljano hysenaj ofl ne terren

Sondazh

Poll