Aktualitet

Vettingu në polici/ Java e sfidës për Ardi Veliun dhe komandantin e Gardës, Gramos Sako probleme me pasurinë

5 Shkurt 2020, 09:54 Nga DOSJA
Vettingu në polici/ Java e sfidës për Ardi Veliun dhe komandantin

Tiranë- Drejtuesit më të lartë të policisë do të kalojnë në Vetting  gjatë kësaj jave. Ditën e sotme në orën 10:00 ka nisur seanca për kreun e Gardës, Gramos Sako dhe rreth mesditës del në vetting drejtori i Antiterrorit Gledis Nano.  Mësohet se Komisioni i Lashtëm i Vlerësimit në seancën dëgjimore për komandantin e Gardës tha se subjekti ka probleme me pasurinë. Sipas KVJ, Gramos Sako ka bërë deklarim të rremë të pasurisë, ka fshehur të ardhura dhe ka dhënë deklarime të rreme. Ndërsa nesër pritet  të zhvillohet seanca ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Lista

Subjekti: Z. Gramos Sako me funksion Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë

Data/Ora: E mërkurë, datë 5 Shkurt 2020, ora 10:00

Trupa e Vlerësimit: Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku

Subjekti: Z. Gledis Nano, Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Data/Ora: E mërkurë, datë 5 shkurt 2020, ora 12:30

Trupa e Vlerësimit: Nertila Sadedini, Adriana Meko, Arta Lleshi

Subjekti: Z. Ardi Veliu me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Data/Ora: E enjte, datë 6 Shkurt 2020, ora 12:00

Trupa e Vlerësimit: Mirela Ujkani (Miti), Alban Laska, Artur Baku

Subjekti: Z. Artan Shkëmbi me funksion Drejtor i Drejtorisë Hetimore Qëndrore, në Departamentin për Policinë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Data/Ora: E premte, datë 7 Shkurt 2020, ora 10:00

Trupa e Vlerësimit: Alban Laska, Artur Baku, Mirela Ujkani (Miti)

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu gramos sako vettingu ne polici ardi veliu gramos sako vettingu ne polici

Sondazh

Poll