Aktualitet

Shuhet ëndrra britanike për 9 shqiptarët/ Si u kapën të fshehur brenda kamionit me mallra në Holandë

5 Shkurt 2020, 09:34 Nga DOSJA
Shuhet ëndrra britanike për 9 shqiptarët/ Si u kapën të

Holdandë– Policia holandeze ka kapur 17 klandestinë brenda një kamioni, të cilët kishin si destinacion Anglinë. Mediet vendase shkruajnë se mes tyre. 9 ishin shqiptarë, nga të cilët dy gra.

Policia njofton se kamioni me mallra, me targa rumune u kap në Hoek të Holandës, në tentativë për të kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe. Klandestinët ndodheshin të fshehur mes mallrave në kamion.

Po kështu është ndaluar edhe  shoferi 47-vjeçar nga Rumania, i cili është shoqëruar për në paraburgim dhe ndaj tij ka nisur një hetim. Sa i përket shqiptarëve, thuhet se ishin nga mosha 19 në 43-vjeç dhe ndaj tyre pritet të kryhen procedurat e riatdhesimit.

Burimi: Iltimes

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapen 9 shqiptarë në holandë shuhet ëndërra britanike për 9 shqiptarët kapen 9 shqiptarë në holandë shuhet ëndërra britanike për 9 shqiptarët

Sondazh

Poll