Aktualitet

Kërcënoi me jetë drejtorin e Burgjeve, Agim Ismailin/ Gjykata vendos që shantazhuesi të shtrohet në spital psikiatrik

5 Shkurt 2020, 10:37 Nga DOSJA
Kërcënoi me jetë drejtorin e Burgjeve, Agim Ismailin/ Gjykata

Tiranë– Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin që Muharrem Zilija, i cili ka kërcënuar me jetë drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailin, të shtrohet në një spital psikiatrik pasi ka probleme me shëndetin mendor. Gjykata ka vendosur që ai të kurohet në një spital psikiatrik deri në përfundim të hetimeve.

Dyshohet se kërcënimi  ndaj kreut të Burgjeve ka të bëjë me detyrën e tij, dhe kjo vjen pas zbatimit të regjimit “41 Bis”, rregulla të cilat janë kundërshtuar shpesh herë nga të dënuarit për vepra të rënda kriminale. Muharrem Zilija dyshohet se është shtyrë nga një grup i rrezikshëm kriminal për të kërcënuar drejtorin e Burgjeve.

Kujtojmë se Agim Ismailaj u kërcënua edhe  3 muaj me parë,  me anë të të një telefonate. Prokuroria nisi menjëherë hetimet, lidhur me këtë ngjarje. Ky është rasti i dytë dhe me seriozi që drejtori i burgjeve kërcënohet me jetën e tij gjatë kryerjes së detyrës. Rasti i parë është bërë nga një i dënuar në burgun e sigurisë së lartë të Drenovës. Ndërsa për rastin e dytë, kërcënimi ka mbërritur drejtpërdrejt tek Ismaili, i cili ka depozituar dhe kallëzim penal në polici.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kercenohet agim ismaili muharrem zilija kercenohet agim ismaili muharrem zilija

Sondazh

Poll