Aktualitet

Fier/ Arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim, kapet edhe një 24-vjeçar me armë

5 Shkurt 2020, 08:04 Nga DOSJA
Fier/ Arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim, kapet edhe

FIER- Dy persona janë arrestuar nga Policia e Fierit,e cila ka zhvilluar një operacion për kapjen e të shpallurve në kërkim. Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë një 19-vjeçar me inicialet E.B., i cili rezultonte i shpallur në kërkim për vjedhje. 19-vjeçari, banues në Boçovë, Fier ishte nën masën “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Fierit.

Ndërsa një 24-vjeçar me inicialet A.B., ka rënë në pranga për armëmbajtje pa leje. Ai është prangosur pasi, pas një kontrolli në banesën e tij, efektivët kanë gjetur një armë zjarri të llojit automatik, një krehër dhe 10 fishekë.

Ai do të akuzohet për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak” 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në fier fier arrestohen dy persona në fier fier

Sondazh

Poll