Aktualitet

Moti i keq/ ARRSH-ja: Akset rrugore në vend ku kalohet me zinxhirë

5 Shkurt 2020, 09:14 Nga DOSJA
Moti i keq/ ARRSH-ja: Akset rrugore në vend ku kalohet me zinxhirë

SHQIPERI- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me situatën rrugëve pasi vendi është përfshirë nga moti i keq. ARRSH njofton se në rrugën Korçë-Boboshticë, pas kilometrit të pestë, mjetet duhet të jenë të pajisura me zhinxhirë.

Njoftimi i plotë i ARRSH

Rajoni Verior, Në rajonin verior gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore. Qarkullimi në të gjitha segmentet e këtij qarku kryhet pa zinxhirë . Në segmentin Kuben-Vasie, Qafë e Buallit-Krastë, Ura e Cerenecit-Qafë Dragalicë qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Rekomandohet përdorimi i tyre në segmente të vogla, si pasojë e borës që sjell era në rrugë  kontraktorët e mirëmbajtjes janë në terren për të bërë të mundur pastrimin e të gjitha akseve.

Rajoni Qendror

Në rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në segmentin Lunik-Steblevë, kontraktorët e mirëmbajtjes  po punoj për pastrimin e plotë të të gjithë segmenteve të këtij Rajoni.

Rajoni Jugor

Reshjet e borës në Qarkun e Korces kanë filluar në orën 4 të mëngjesit. Trashësia arrin deri në 15. Në segmentin Boboshticë-Dardhë reshjet vazhdojnë. Kalimi nga km 5 deri në 14 rekomandohet me zinxhirë për makinat e vogla. Në segmentet e tjera nuk ka probleme në qarkullim,

Të gjithë kontraktorët janë në terren me mjete e punëtorë për pastrimin e akseve rrugore dhe monitorimin e situatës rast të përkeqësimit të motit. Drejtuesit e mjeteve  të tregohen të kujdesshëm gjatë qarkullimit, sidomos gjatë orëve të para të mëngjesit dhe përgjatë natës, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir, të respektojnë sinjalistikën  dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq përfshin vendin moti i keq përfshin vendin

Sondazh

Poll