Aktualitet

Moti i keq ‘mbërthen’ qarkun e Elbasanit/ Borë deri në 25 cm në Steblevë, akset problematike (FOTO)

5 Shkurt 2020, 08:26 Nga DOSJA
Moti i keq ‘mbërthen’ qarkun e Elbasanit/ Borë deri

Elbasan- Moti keq ka ‘mbërthyer’ edhe qarkun e Elbasanit. Që prej mbrëmjes së djeshme në këtë qark vijojnë reshjet e  deborës në malesitë e Librazhdit, Prrenjasit e Elbasanit. Në Stebleve të Librazhdit trashësia e dëbores ka arritur në 25 cm. Në Qafë Thanë, trashesia e deborës ka arritur ne 10 cm, por rruga ështe e kalueshme pa probleme. Borë ka edhe në Zavaline dhe Gjinar, por nuk raportohen probleme per qarkullimin. Raportohet se ka  probleme me mungesën e energjisë elektrike në Prrenjas.

Rikthehet i ftohti polar në vend. Në qarqet si Korçë, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Tiranë kanë nisur reshjet e  dëborës që prej orëve të para të ditës së sotme. Në Tiranë është zbardhur nga dëbora mali i Dajtit. Që nga dita e sotme, temperaturat minimale në vendet malore do të shkojnë deri në -10 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll