Aktualitet

I fiksuar pas biçikletave, hajduti serial tradhëtohet nga kamerat e sigurisë dhe vihet në pranga, pamjet teksa bënte namin

5 Shkurt 2020, 08:20 Nga DOSJA
I fiksuar pas biçikletave, hajduti serial tradhëtohet nga kamerat e

TIRANË– Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuozhet se ka kryer disa vjedhje biçikletash. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 35-vjeçari me iniciaet E.T., më datë 3 shkurt ka grabitur biçikletën e një personi me inicialet J.P..

Pas arrestimit janë zbardhur edhe një sërë vjedhjesh biçikletash që dyshohet t’i ketë kryer 35-vjeçari i vënë në pranga.

Rastet për të cilat akuzohet: Me datë 03.02.2020, në rrugën “Komuna e Parisit”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit K.Gj. Me datë 03.02 2020, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B.Q. Më datë 28.01.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.Z.

Njoftimi i policisë Tiranë

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, një 35 vjeçar që kryente vjedhje biçikletash. Zbardhen një sërë vjedhjesh të biçikletave të ndodhura më pare Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2, pas analizimit të pamjeve filmike dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e  personit që dyshohej si autor i vjedhjes së biçikletave,  bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

Shtetasi E. T., dyshohet se në datën 03.02.2020, rreth orës 11.00, ka vjedhur biçikletën e shtetasit J.P. Po në vijim të veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh të tjera të kryera më parë nga ky shtetas dhe konkretisht :      Me datë 03.02.2020, në rrugën “Komuna e Parisit”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit K.Gj.             Me datë 03.02 2020, në rrugën “Don Bosko”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B.Q. Më datë 28.01.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.Z.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera, ku dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhja” .

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet hajduti i bicikletave tirane arrestohet hajduti i bicikletave tirane

Sondazh

Poll