Aktualitet

“Do të të vras”, kërcënoi vëllanë me vdekje, arrestohet 32-vjeçari nga Lanabregasi, i sekuestrohen një kallashnikov

5 Shkurt 2020, 07:46 Nga DOSJA
“Do të të vras”, kërcënoi vëllanë me

TIRANË– NJë 32-vjeçar me inicialet S.L., ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka kërcënuar me vdekje vëllanë e tij. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Lanabregasit në kryeqytet, pas një sherri për motive të dobëta mes dy vëllezërve. 

Do të të vras”, mësohet t’i ketë thënë 32-vjeçari, vëllait të tij me inicialet Xh.L., pas sherrit.

Familjarët e tjerë kanë njoftuar efektivët pas sherrit, të cilët kanë ardhur dhe kanë prangosur 32-vjeçarin. Pas kontrollit në banesë u gjetën edhe dy armë, një kallashnikov dhe një pushkë, të cilat u sekuestruan nga policia.

Njoftimi i policisë Tiranë: Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4 parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Sekuestrohen dy armë zjarri. Vihet në pranga 32 vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat“, pas njoftimit të marrë se në Lanabregas, Tiranë, një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin:

-S. L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, kërcënoi për vrasje vëllanë e tij, shtetasin XH. L., 37 vjeç. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë) dhe fishekë luftarak Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32-vjeçari në tiranë sherr mes dy vellezerve ne lanabragas tirane arrestohet 32-vjeçari në tiranë sherr mes dy vellezerve ne lanabragas tirane

Sondazh

Poll