Aktualitet

Moti i keq përfshin vendin/ Dhjetëra fshatra në Pogradec, Korçë dhe Tepelenë pa energji

5 Shkurt 2020, 07:58 Nga DOSJA
Moti i keq përfshin vendin/ Dhjetëra fshatra në Pogradec,

Shqipëri- Moti i keq ka përfshirë vendin. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ka probleme me energjinë në Korçë, Tepelenë dhe Pogradec. Mësohet se në Tepelenë janë pa energji elektrike fshatrat:  Rabie, Anë Vjosë dhe Mamaj,  Danaj, Canaj, Izvor, Martalloz, Buz. Ndërsa në qarkun Korçë nuk ka energji elektrike në  fshatin Vithkuq dhe në një lagje në Maliq. Po kështu  nuk ka energji edhe në disa fshatra përreth Pogradecit.

Rikthehet i ftohti polar në vend. Në qarqet si Korçë, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Tiranë kanë nisur reshjet e  dëborës që prej orëve të para të ditës së sotme. Në Tiranë është zbardhur nga dëbora mali i Dajtit. Që nga dita e sotme, temperaturat minimale në vendet malore do të shkojnë deri në -10 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq përfshin vendin moti i keq përfshin vendin

Sondazh

Poll