Aktualitet

Përmbyset autobuzi me pasagjerë në Berat, shoferi: Devijova, më preu rrugën një fëmijë

5 Shkurt 2020, 07:16 Nga DOSJA
Përmbyset autobuzi me pasagjerë në Berat, shoferi: Devijova,

BERAT– Një autobus me katër pasagjerë brenda ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, teksa udhëtonte nga Skrapari në drejtim të Tiranës. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30 në aksin Poshnje-Berat.

Vetë shoferi mësohet të jetë shprehur se ka devijuar pasi i ka dalë përpara një fëmijë dhe i ka prerë rrugën.

Fatmirësisht ky aksident ka përfunduar me dëme të vogla materiale dhe vetëm dy prej pasagjerëve janë plagosur lehtë. Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat-poshnje permbyset autobuzi plagosen dy pasagjere berat-poshnje permbyset autobuzi plagosen dy pasagjere

Sondazh

Poll