Aktualitet

Deklarata e fortë e Mustafa Nanos: Rudina Hajdari nuk e ka të gjatë në politikën shqiptare (VD)

5 Shkurt 2020, 07:10 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Mustafa Nanos: Rudina Hajdari nuk e ka të

Tiranë-  “Rudina Hajdari nuk e ka të gjatë mbijetesën dhe jetesën në politikën shqiptare”. Kështu deklaroi Mustafa Nano, në monologun e tij në “Provokacija”. Nano iu referua një deklarate të dhënë nga Hajdari pak kohë më parë, ku shprehej se nëna e saj do t’i nënshtrohet procesit të vettingut si çdo gjyqtare tjetër dhe ajo nuk futet fare në këtë mes.Pikërisht kjo deklaratë ka befasuar Nanon, që sipas moderatorit dikush tjetër në këto rrethana nuk do e deklaronte një gjë të tillë.

Nano shprehet më tej se nëse bien dakord që Hajdari është naive, pikërisht për këtë fakt ajo nuk do e ketë të gjatë mbijetesën në politikë. Ndër të tjera moderatori e krahason atë me Rudina Seserin, ndërsa nuk heziton t’i japë edhe një këshillë. “Nëse do të mbijetosh në politikë, e para, ne do të donim që ti të ishe kështu siç je dhe e dyta duhet të bësh kujdes se ka shumë stërkëmbësha në politikë shqiptare”, thotë Nano.

Marrë nga Abc News

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mustafa nano rudina hadjari mustafa nano rudina hadjari

Sondazh

Poll