Aktualitet

Greqia njeh patentat shqiptare/ Publikohet dokumenti zyrtar, Televizioni Tribuna: Shqiptarë tregoni këtë vendim në zyrat gre

5 Shkurt 2020, 07:41 Nga DOSJA
Greqia njeh patentat shqiptare/ Publikohet dokumenti zyrtar, Televizioni

Greqi- Televizoni “Tribuna” në Greqi ka publikuar dokumentin zyrtar të vendimit se Greqia njeh patentat shqiptare. Në reagimin e televizonit “Tribuna” theksohet se të gjithë shqiptarët që sorollaten në zyrat greke nga nëpunësit, pasi këta të fundit pretendojnë se ligji nuk është votuar, të tregojnë këtë dokument.

“Kjo është   faqja e parë e Gazetës Zyrtare të qeverisë greke, ku është publikuar ligji për patentat dhe dekretimi nga presidenti. Detyra jonë ishte që ta publikonim dhe ta merrnin vesh të gjithë të interesuarit. Na thoni që nëpunësit grekë pretendojnë që ligji nuk është votuar. Nëse shkoni në zyrat greke dhe ju thonë nuk dimë gjë, tregojini këtë dhe  ju thoni dhe numrin e ligjit: Nomos 4657. TV Tribuna nuk ka cfarë bën tjetër.”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

Më 29 janar ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh se marrëveshja lehtëson jetën e qytetarëve dhe shmang sorollatjen e tyre nëpër zyra për dokumente që harxhojnë kohë dhe para. Parlamenti grek ka ratifikuar marrëveshjen dhe tashmë patentat shqiptare do të njihen në Greqi. Puna për këtë marrëveshje ka nisur që në vitin 2018, ku ish-ministri Bushati me homologun e tij Nikos Kotzias, nënshkruan marrëveshjen e parë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet patentat shqiptare ne greqi publikohet dokumenti zyrtar për patentat shqiptare patentat shqiptare ne greqi publikohet dokumenti zyrtar për patentat shqiptare

Sondazh

Poll