Aktualitet

Rikthehet i ftohti polar/ Korça, Kukësi, Elbasani dhe Dibra zbardhen nga dëbora, akset rrugore të bllokuara, dhjetëra fshat

5 Shkurt 2020, 06:55 Nga DOSJA
Rikthehet i ftohti polar/ Korça, Kukësi, Elbasani dhe Dibra zbardhen

Shqipëri- Rikthehet i ftohti polar në vend. Në qarqet si Korçë, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Tiranë kanë nisur reshjet e  dëborës që prej orëve të para të ditës së sotme. Në Tiranë është zbardhur nga dëbora mali i Dajtit.

Dosja.al mëson se në qarkun e Korçës trashësia e dëborës ka shkuar deri në 20 cm. Mësohet në këtë qark janë të kalueshme me zinxhirë aksi Korçë- Dardhë dhe Korçë-Ersekë. dhe pjesërisht Korçë-Voskopojë. Në Dibër trashësia e dëborës ka shkuar në 40 cm dhe janë të bllokuara disa akse rrugore që lidhin Peshkopinë me fshatrat. Probleme paraqiten në rrugën për në Lurë, Kalaja e Dodës, Arras, në Trebisht, Zeqan e Tërnovë.  Mjetet lëvizin pa problem në aksin Burrel-Peshkopi.

Në qarkun e Elbasanit, janë zbardhur nga dëbora Librazhdi dhe Përenjasi dhe ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve në Qafë-Thanë.  Ndërsa në Kukës deri më tani të gjitha akset rrugore janë të hapura, por disa fshatra kanë ngelur pa energji. Po kështu dhjetëra fshatra në Korçë, Pogradec dhe Tepelenë janë pa energji elektrike.

Që nga dita e sotme, temperaturat minimale në vendet malore do të shkojnë deri në -10 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 11 gradë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet akset rrugore të bllokuara nga dëbora moti i keq përfshin vendin akset rrugore të bllokuara nga dëbora moti i keq përfshin vendin

Sondazh

Poll